
Flash News
Kush është Papa i ri?
Papa Leo i XIV përshëndet për herë të parë besimtarët në sheshin e Shën Pjetrit
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
"Liria funksionon", PD përshëndet qëndrimin e DASH: E drejta vonoi, por u kthye në vend
“Reuters”: Rama kërkon mandatin e katërt në zgjedhjet e dominuara nga korrupsioni dhe bandat kriminale
Qeveria turke paralajmëron opozitën të mos protestojë, pas arrestimit të Imamoglut
Qeveria e Turqisë e ka paralajmëruar të premten partinë kryesore opozitare kundër thirrjeve “të jashtëligjshme” për protesta në rrugë, në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Mijëra njerëz protestuan në dy ditët e fundit në gjithë vendin.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, tha se 53 njerëz janë arrestuar dhe 16 oficerë policorë janë lënduar në protestat që filluan në kampuse universitare, selinë qendrore të komunës së Stambollit dhe në pjesë të tjera të vendit të enjten.
Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.
Partia kryesore opozitare e Imamoglut, Partia Popullore Republikane (CHP), ka thënë se arrestimi i tij është i nxitur politikisht dhe u ka bërë thirrje njerëzve të dalin për të protestuar ligjërisht.
Arrestimi i Imamoglut është dënuar nga liderët evropianë.
Yerlikaya dhe ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, i kritikuan thirrjet për veprim nga lideri i CHP-së, Özgür Özel, duke i quajtur "të papërgjegjshme".
"Grumbullimi dhe marshimi në protestë janë të drejta themelore. Por thirrja për të dalë në rrugë për një hetim të vazhdueshëm ligjor është e paligjshme dhe e papranueshme", tha Tunc në X të premten.
Tunc tha se gjykata është vendi për t’iu përgjigjur çdo procesi ligjor dhe bëri thirrje për qetësi, duke shtuar se "gjyqësori i pavarur dhe i paanshëm" po vlerëson çështjen.
Turqia i ndaloi protestat për katër ditë pas arrestimit të Imamoglut, i cili prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi.
Të enjten u zhvilluan demonstrata në Ankara, Izmir dhe Stamboll, si dhe në provinca të tjera në të gjithë vendin, derisa policia ngriti barrikada në disa rrugë kryesore.
Erdogan i ka hedhur poshtë kritikat e opozitës duke i cilësuar "skena teatrale" dhe "slogane" që e largojnë vëmendjen nga gabimet e saj të brendshme.
Duke folur në tubimin kryesor në Stamboll të enjten mbrëma, lideri i CHP-së, Özel, u përgjigj: "Hej Erdogan, gjëja që të trembë më shumë janë rrugët. Tani jemi në rrugë, në sheshe. Vazhdoni të keni frikë".
Që nga ndalimi i Imamoglut, shumë mbështetës kanë kërkuar veprime më konkrete dhe të organizuara nga CHP-ja.
Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua derisa CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial të dielën. Partia u ka kërkuar njerëzve jashtë partisë të votojnë për të në kutitë e votimit të vendosura në të gjithë vendin, si shenjë e rezistencës publike.
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin dy-mandatesh nëse vendos të garojë përsëri./ REL
Të fundit


Si e ndryshoi LaCivita fushatën e PD? Berisha: Ka studiuar kundërshtarin
8 Maj 2025, 22:49

Davidi rimposht Goliatin
8 Maj 2025, 22:15

Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK
8 Maj 2025, 21:55
Kush është Papa i ri?
8 Maj 2025, 21:48
Berisha zbulon përfundimisht se kur do të tërhiqet nga politika
8 Maj 2025, 21:33


LaCivita në Lezhë: Shqiptarët do ta pushojnë Edi Ramën nga puna
8 Maj 2025, 21:11


Berisha: LaCivita na zgjodhi ne sepse ai beson tek programi i Reganit
8 Maj 2025, 20:48










Mediu foto me LaCivitta në Tiranë: Për Shqipërinë Madhështore
8 Maj 2025, 18:40
Burimi: Vendimi i DASH një fitore personale e Berishës
8 Maj 2025, 18:30
Tym i bardhë nga Vatikani: Është zgjedhur Papa i ri
8 Maj 2025, 18:14
Hiqi ato syze deliri e shih vendin ku e ke cuar?
8 Maj 2025, 18:02
LDK dorëzon kallëzime penale për anëtarët e Qeverisë në detyrë
8 Maj 2025, 18:02







Analiza e BIRN: Tirana, qarku përcaktues për maxhorancën e ardhshme
8 Maj 2025, 16:04

PD në terren: Çupi, Noka dhe Këlliçi premtojnë ndryshim përmes veprave
8 Maj 2025, 15:40


Kontrata me PD e Chris LaCivita, Berisha: 100% korrekte dhe e pastër
8 Maj 2025, 15:11

“Këto janë ditët kulmore”, Berisha tregon kur do të udhëtoj në SHBA
8 Maj 2025, 14:45





Foto/ Cilët janë 3 bashkëpunëtorët e Talo Çelës të arrestuar në Dubai?
8 Maj 2025, 13:37






Tym i zi del nga Kapela Sistine, Vatikani ende pa Papë
8 Maj 2025, 12:26





Ekstradohet në Shqipëri, Davide Pecorrelli
8 Maj 2025, 11:29


Gjin Gjoni: Non Grata ra, Rama të bëhet gati të shkojë tek McGonigal
8 Maj 2025, 11:01

Shembja e masivit të kromit, ende asnjë gjurmë nga 29-vjeçari
8 Maj 2025, 10:40
Shpërthen në flakë automjeti te Komuna e Parisit
8 Maj 2025, 10:25
I dha tokë babait dhe kushëririt, Basir Çollaku denoncon kandidatin e PS
8 Maj 2025, 10:16



Nesër “Giro d’Italia 2025”, ja akset që duhet të shmangni në Tiranë
8 Maj 2025, 09:23
Krimet Zgjedhore/ Agjentët e BKH dhe Policia kontrolle në Shkodër
8 Maj 2025, 09:19
Arrestohen në Dubai 3 bashkëpunëtorë të Talo Çelës
8 Maj 2025, 09:02
Miu në kthetrat e bufit, Chris LaCivita i përgjigjet drejtpërdrejt Ramës
8 Maj 2025, 08:45
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
8 Maj 2025, 08:30
BIRN: Krimi i organizuar, ‘partia e padukshme’ e zgjedhjeve në Durrës
8 Maj 2025, 08:26
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Maj 2025, 08:08
Vranësira dhe reshje shiu, si pritet të jetë moti gjatë ditës
8 Maj 2025, 07:52
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Maj 2025, 07:40


Rama sulmon Bardhin: Fieri s’mund të përfaqësohet nga gazi i botës
7 Maj 2025, 22:36



BE i bën thirrje Izraelit të heqë bllokadën humanitare në Gaza
7 Maj 2025, 21:42









PE kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës
7 Maj 2025, 19:39