Britani/ Merrnin porosi për drogë nga call center, dënohet me 60 vite burg banda e shqiptarëve

Një bandë shqiptare që fitonte 4 milionë sterlina në vit nga shitja e drogës, u burgos me 60 vite burg në total në Britaninë e Madhe. Policia britanike arrestoi 10 persona, të cilët akuzohen se kishin hyrë ilegalisht në vend. Ata kishin ngritur një rrjet mjaft të sofistikuar të shpërndarjes së drogës, të maskuar si një biznes për dërgesën e ushqimeve.

Banda operonte Tunbridge Wells ditë dhe natë. Detektivët britanikë e pagëzuan operacionin “Konspiracioni 24/7”. Ata menaxhonin një call center, ku merrnin telefonata për porositë, të cilat më pas ua kalonin korrierëve për të bërë dorëzimin.

Sipas “Kent Online”, banda merrte rreth 1500 telefonata në javë dhe kryenin me qindra transaksione në muaj. Policia arriti që të kapte në grackë bandën e shqiptarëve pas disa operacioneve të mirëfillta të fshehta, ku edhe zbuluan aktivitetin. pas 5 muajve hetim, ku u zbulua se fitimi qe 1 milionë sterlina, u zbulua edhe skema e grupit të shqiptarëve.

Të dënuarit

Nelson Alliaj, 29, 15 vite

Ervis Dervishi, 21, 7 vite

Rigels Hadushaj, 20, 7 vite

Izmir Basha, 24, 7 vite

Arlind Palushi, 19, 6 vite e 7 muaj

Alfred Gashi, 19, 6 vite e3 muaj

Marius Kuci, 25, 4 vite

Fatos Metalia, 26, 4 vite

Arsid Mataj, 24, 3 vite e 6 muaj

Xhensil Vucaj, 18, 2 vite dhe 200 orë punë në komunitet