Flash News

KRYESORE

Bujar Kapexhiu tregon për xhaketën që mori borxh për të drejtuar Festivalin

Bujar Kapexhiu tregon për xhaketën që mori borxh për të

I ftuar në emisionin 'Provokacja' të Mustafa Nanos në ABC News ka treguar momente gjatë kohës kur drejtonte Festivalin e 11-të të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, i cili më vonë u cilësua si dekadent nga regjimi komunist.

Kapexhiu tha se në natën e tretë të festivalit ia ka marrë xhaketën borxh mikut të tij, futbollistit të Tiranës, Skënder Hyka.

"Ishte një xhaketë e gjelbër me kuadrate", ka rrëfyer artisti për Nanon duke shtuar se Hyka dilte jashtë si sportist, kështuqë kishte mundësi të merrte mallra të jashtme.

Bujar Kapexhiu, i shpallur 'Mjeshtër i Madh' nga Presidenti i Republikës është karikaturist në të përditshmen MAPO prej 9 vitesh. Ai e ka filluar si aktor dhe një prej roleve të tij më të njohura është 'Dueli i heshtur'.

Të fundit