Flash News

KRYESORE

Burgu s'e tremb Kapexhiun: Gjendja është alarmante, kurrë nuk kemi qenë kështu

Burgu s'e tremb Kapexhiun: Gjendja është alarmante, kurrë

Aktori Bujar Kapexhiu, krijuesi i nismës “#edheunë”, shprehet se nëse në 30 qershor do te votojne njerezit e ngushte te Partise Socialiste, por jo qytetaret e lire te vendit. Sipas tij, te dielen nuk do te kete zgjedhje por votime te imponuara me nje kandidat.

“Në të vërtetë janë votime nuk janë zgjedhje. Votojnë PS me të vetët, ndoshta për të parë se sa kontingjente ka, sepse për të zgjedhur aty nuk kanë çfarë të zgjedhin. Kanë vënë nga një person në çdo fletë. Ata që do shkojnë nuk do të zgjedhin, por të imponuar do të vendosin votën për atë njeri”, deklaron Kapexhiu.

Aktori nuk tërhiqet nga paralajmërimi për prishjen e zgjedhjeve dhe thotë se do ta bënte me kënaqësi burgun, duke përdorur edhe disa doza ironie. “Burgjet janë rregulluar shumë kam dëgjuar. Jetohet mirë. Ushqimi është gratis, me aktivitete mbushur. Edhe propaganda që bëhet për burgjet është me shumë përmirësime. Ne jemi në gjendje alarmante, jemi në krizë. Jemi në një kohë që kurrë nuk ka qenë ndonjëherë kështu. Si mund të shkohet të votosh me polici e ushtri? Kur shumica janë që nuk do të votojnë. Jam i sigurtë për këtë. Ata që janë kandidatë çfarë kënaqësie do të ndjejnë ata që nuk do të zgjidhen por janë të detyruar”, deklaron Kapexhiu.

https://www.youtube.com/watch?v=USx_5uxZDbY

Të fundit