Flash News

KRYESORE

Burime nga presidenca: Kur do të dorëzohet padia për ndjekjen penale të Ardian Dvoranit

Burime nga presidenca: Kur do të dorëzohet padia për ndjekjen

Ndonëse ishte njoftuar për dje (e hënë) nga presidenti Ilir Meta, padia penale ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani pritet të depozitohet sot në Prokurori.

Burime nga Presidenca njoftojnë se në orën 14.30 do dorëzohet zyrtarisht padia për ndjekjen penale të Dvoranit.

Presidenti do të dorëzojë padi në Prokurori ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, me akuzën për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

“Ju bëj të ditur vendimin tim si president i republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur  të hënën kallëzim penal kundër zotit Ardian Dvorani, kryetar i KED me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. Unë presidenti i republikës dhe kryetari i shtetit e akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale.

1-Shpërdorimit të detyrës.

2.Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, u shpreh Meta së fundmi në një dalje për mediat, si dhe paralajmëroi Dvoranin se me akuzën për shkelje të Kushtetutës do të përballet me shumë vite burg.

Të fundit