Flash News

KRYESORE

Bushati për rastin Pjetri: Kemi nevojë për reformë politike, PS të jetë parti e progresit

Bushati për rastin Pjetri: Kemi nevojë për reformë politike,

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, se rasti i Valdrin Pjetrit, duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj kandidaturat më të mira.

“Çështja e diskutimit ka qenë edhe situata në Shkodër, e krijuar pas zgjedhjeve në 30 qershor. Mendoj që me rastin e fundit në Shkodër, kemi para nesh pikën e derdhjes, një fenomen që duhet ta trajtojmë me seriozitetin e duhur. Të gjithë faktorët politikë duhet t’i ofrojmë qytetarëve njerëzit më të mirë. Tani kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike, por në fund të ditës ne jemi politikanë.

Kemi nevojë për një reformë politike, që të sjellë një sistem të ri llogaridhënës, PS duhet të jetë parti e progresit dhe e komunitetit. Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi na falni për rastin në fjalë. Jam krejt i bindur, që ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk duhet të jetë i ligështuar, ne kemi përgjegjësinë e madhe për ta shfarosur këtë fenomen. Unë besoj se PS është partia e progresit, intelektit dhe komunitetit”, - deklaroi Bushati.

Të fundit