Flash News

KRYESORE

Bylykbashi : Marrëveshje afatgjatë për shqiptarët me Ramën kryeministër, e mundim në zgjedhje

Bylykbashi : Marrëveshje afatgjatë për shqiptarët me

Ish deputeti i Partisë Demokratike Oerd Byklykbashi mendon se për t'i dhënë fund ngërçit politik mund të pranohet edhe te një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama. Ai mendon se shqiptarët kanë nevojë për një marrëveshje të madhe, afatgjatë që do të garantojë stabilitet demokratik.

“E rëndësishme është që shqiptarët kanë nevojë për një marrëveshje të madhe afatgjatë që do t’i garantojë stabilitet demokratik Shqipërisë që sjell zhvillim ekonomik e shoqëror. Sot nuk jemi në parametrat e vitit 2008, sot jemi në emergjencën e demokracisë, është nevojshme një marrëveshje e madhe që do kontrollonte balancat kushtetuese, të zgjedhin përfaqësuesit që nuk janë kriminelë dhe në këtë mënyrë politika është duke mbajtur kokën ulur dhe kjo kërkon ndërgjegjësim dhe frymë politike”, tha Bylykbashi në ABC News.

Ai shtoi se PD është gati që ta mundë Ramën në çdo moment.

“Që të organizohen zgjedhje të lira të ndershme duhet të ikë Rama. Ne e mundim në çdo kuadrat, por ajo që duhet të garantojmë është që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Ne jemi gati të mundim Ramën sot, në çdo moment. PD fiton zgjedhjet në çdo moment, por ne luftojmë që zgjedhjet të bëhen pa Ramën dhe qeveria nuk ndërhyn në zgjedhje. A hyjmë në zgjedhje të organizuara nga Rama? Zgjedhjet janë detyrim kushtetues. Unë jam i bindur se zhvillimet politike do ta vënë Ramën në pozitë të tillë për zgjedhje të lira të ndershme. Personalisht do mundja Ramën si Kryeministër në çdo moment.”.

Bylykbashi mendon se vjeshta do të sjellë ndryshime.

“Vjeshta është një moment i rëndësishme për të pasur zgjedhjet dhe janë rrethanat politike që diktojnë sa më shumë të zgjatet aq më e dëmshme është. Sa më shpejt të arrijmë në një zgjidhje definitive ne do kemi edhe zgjidhje të tjera, një sistem drejtësie. Reforma zgjedhore nisi shumë mirë në 2018 dhe ne pamë që qeveria nuk po bënte asgjë. Financimi i partive nuk do zgjidhë manipulimin votave dhe dekriminalizimin, por do e bëjë kodin më të mirë. Pa zgjidhur krizën e përfaqësimit çdo lloj gjëje tjetër mund të përfundojë në histori kulisash”.

Të fundit