Flash News

KRYESORE

Cakaj mesazh pas tërmeteve: Mirënjohje për vendet mike që mbështetën Shqipërinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në Facebook shpreh falenderim për vendet që shprehën gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit të djeshëm.

“Si të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është e angazhuar maksimalisht dhe po përcjell me vëmendje përballimin e situatës pas tërmeteve të djeshme.

Pavarësisht dëmeve dhe shqetësimeve, më e rëndësishmja mbetet se Shqipëria nuk ka humbur asnjë jetë!

Shpreh mirënjohje të thellë për interesimin dhe gatishmërinë e shumë shteteve mike për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë!

Ndërkohë që të gjitha institucionet shqiptare janë në këmbë 24 orë në 24 pranë qytetarëve të prekur, edhe stafi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë vendit i mobilizuar për kryerjen e detyrave të tyre duke u gjendur pranë të dëmtuarve në këtë moment të vështirë!”-shkruan Cakaj.

Cakaj shton se më i rëndësishëm mbetet fakti që nuk ka pasur asnjë jetë të humbur.

Të fundit