Flash News

KRYESORE

Çantë e dyshimtë në qendër të Tiranës, policia rrethon zonën

Çantë e dyshimtë në qendër të Tiranës,

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje policinë e shtetit.

Sipas të dhënave të para, pranë sheshit Skënderbej është parë një çantë e dyshimtë, duke bërë që policia të rrethojë zonën dhe të vendosë një perimetër sigurie për kalimtarët deri në verifikimin e plotë të saj, pas njoftimit nga Policia Bashkiake.

Forcat xheniere pritet të mbërrijnë në vendin e ngjarjes për të kryer një shpërthim të komanduar.

Kjo nuk është hera e parë që policia merr sinjale të tilla, që në të shumtën e rasteve kanë rezultuar alarm fals, pasi nuk përjashtohet edhe mundësia se çanta mund të jetë harruar.

Të fundit