Flash News

KRYESORE

Çfarë po lexojnë të djathtët: Nga 'Fusheja' i Gridës te 'Armiku i Popullit' i Rudinës. Po Berisha, që gjithmonë lexon...?

Politiko.al për t'i qëndruar besnike emrit të vet, që implikon 'politikonin' e përditshëm shqiptar, ka organizuar një sondazh të thjeshtë me politikanë të së djathtës. Duke filluar nga senatorët dhe deri te rishtarët. Në këtë listë është edhe Rudina Hajdari, që ndoshta në PD nuk e shohin më si 'të djathtë', por partitë japin tesera partiake, jo ideologjike.

Në këtë listë nuk mund të mungonte Sali Berisha, ndoshta personazhi më i lexuar i politikës shqiptare.

Siç janë edhe dy shkrimtarë-politikanë Besnik Mustafaj e Preç Zogaj që e kanë librin mënyrë të jetuari. Jo vetëm si lexues të thekur, por edhe si autorë të njohur të letërsisë shqipe.

Në listë janë edhe më të rinjtë si Akil Kraja e Belind Këlliçi, prej të cilëve pritet gjithmonë të kenë një libër në dorë, meqë janë të shkolluar në Perëndim.

 

Më poshtë një listë e leximeve të disa politikanëve të përzgjedhur nga Politiko në mënyrë të (sh)kujdesur.

 

Grida Duma

Lavjerrësi i Fukoit - Umberto Eco

Xhozef Fushe - Stefan Cvajg

 

Rudina Hajdari

Armiku i popullit - Henrik Ibsen

Sali Berisha

The Big Lie (Exposing the Nazi Roots of the American Left) - Dinesh Souza

Romeo Gurakuqi

Kujtime të përtej varrit - Chateaubriand

Nënshtrimi - Michel Houllebecq

Besnik Mustafaj

Ulërima e Ujkut - Ag Apolloni

Mesi i jetës - Ag Apolloni

Preç Zogaj

Revolucioni i dashurisë-Luc Ferry

Fatmir Mediu

Liberty and Tyranny - Mark Levin

 

Genc Pollo

Hebrenjtë e Beratit - Simon Vrusho

Enno Bozdo

Silk Roads - Peter Frankopan

Prisoner of Geography - Tim Marshall

 Belind Këlliçi

Kulla e sahatit - Ardian Vehbiu

Akil Kraja

Ils veulent tuer l'Occident - Henri Guaino

Të fundit