Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Poliçani vendos postbllok në hyrje të qytetit. Gazetari tregon arsyen e masës ekstreme

COVID-19/ Poliçani vendos postbllok në hyrje të qytetit.

E gjithë Shqipëria është në karantinë. Por ka një qytet, që është më shumë se kaq. Poliçani ka vendosur një tra në rrugën hyrëse të qytetit, duke u izoluar totalisht nga pjesa tjetër e vendit. Gazetari Artan Hoxha publikoi pamje dhe foto të këtij trau, i cili funksionon prej 48 orësh. Po përse është vendosur kjo masë ekstreme në këtë qytet? Shpjegimin e jep po gazetarit Hoxha, i cili shkruan se në “Poliçan janë zyrtarisht 800 persona të sëmurë kronikë për shkak të sëmundjeve profesionale të marra sidomos nga mosht e mëdha që kanë punuar për dekada në kombinatin ushtarak të këtij qyteti”, shkruan Hoxha.

“Poliçani është themeluar si qytet industrial në vitet `60-`70 të shekullit të kaluar, kur nisi dhe ndërtimi i kombinatit ushtarak për prodhimin e armatimeve dhe mucioneve luftarake. Pikërisht për këtë fakt afro 15% e popullatës së këtij qyteti të vogël, vuan aktualisht nga sëmundje kronike dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me rrugët e frymëmarrjes. Për këtë shkak në bashkëpunim edhe me komisariatin vendor të policisë, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, i mbështetur nga këshilli bashkiak ka urdhëruar ngritjen e një postblloku në hyrje të qytetit”, shkruan Hoxha.

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/pcb.2773133699390947/2773083486062635/?type=3&theater

Të fundit