Flash News

KRYESORE

“Dako do arrestohet”/ Taulant Balla: Meriton të rizgjidhet për mandatin e katërt

“Dako do arrestohet”/ Taulant Balla: Meriton të rizgjidhet

Në një kohë që Lulzim Basha deklaroi se kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako mund të arrestohet si pjesë e dosjes ‘339’, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mbështet rikandidimin e tij për një mandatë të kartër.

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24, Balla deklaroi se Dako bërë një punë të shkëlquer për qytetin e Durrësit, megjithatë do jetë asambleja që do marrë një vendim përfundimtar.

“Vangjush Dako ka bërë një punë të shkëlqyer në këto vite. Ne nuk kemi deklaruar zyrtarisht rikandidimin për asnjë kandidat. Është një gjë që i takon asamblesë. Në 23 mars do të them dhe kandidatët për të gjitha bashkitë e vendit”, u shpreh Balla duke shtuar:

“Ju niseni nga emrat ne nisemi nga parimet. Ajo që është diskutuar sot është një lexim që KQZ i ka bërë kodit për sa i përket referencës për numrat, për mandatet. Unë kam një lexim që referenca në ligj i referohet tre mandateve. KQZ ka bërë këtë lexim sot, por përsëri insistoj që Vangjush Dako ka bërë një punë që meriton të rizgjidhet. Megjithatë kjo është një vendimmarrje që i takon Asamblesë së PS”, përfundoi Balla.

Të fundit