Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Sokol Gjoni
Dekretimi i ministrave të rinj nga Presidenti i Republikës, përveçse një akt kushtetues në vijimësinë e profilit të tij si garanti i saj që ka mbajtur z.Bujar Nishani, ka kapluar emocionalisht një pjesë të opinionit publik, dhe ka shërbyer për ngjizje të retorikës denigruese ndaj kreut të shtetit. Në këtë brumatriçe, ndjehet tharmimi i një debati shterues që synon spostimin e gravitetit politik dhe opinional nga çadra e opozitës, e cila dita-ditës mbështetet fuqishëm nga shqiptarët në kauzën e saj. Në këtë spirale zhvillimesh të hovshme dhe të papriturash politike, sigurisht që institucioni i Presidentit duhej të ishte "syçelët" dhe nuk mund të rrëshqiste në provokimin e Ramës, i cili qëllimshëm ka servirur kandidaturën e Fatmir Xhafës për ministër të brendshëm. Skenari i kryeministrit Rama, për ta lëshuar Presidentin e Republikës në grackën e mosdekretimit të z.Xhafaj për ministër, ishte pa më të voglën mëdyshje, një përpjekje për destabilizim dhe konfrontim civil mes palëve. Rama, në përpjekjet e tij të vazhdueshme, në funksion të minimizimit të efektit dhe rolit të çadrës opozitare, shpërfaqet i shpërfytyruar, duke ofruar parodi komunikative. Sjellja dhe veprimi prej shtetari e Presidentit të Republikës, e ka gjetur të papërgatitur kryeministrin e vendit, i cili kishte planifikuar ngritjen e çadrës së mbështetësve të tij para Presidencës si protestë ndaj mosdekretimit të ministrit të tij të propozuar. Kjo spirale e rrezikshme, me prapavijë konfrontimin civil mes dy palëve, që do të gjendeshin në të njëjtin shesh, do të shërbente për Ramën si kamardare shpëtimi në mbytjen e pashpëtimtë të anijes së tij qeverisëse. Rama, i bëri gabim llogaritë e tij, pasi Presidenti aktual, nuk mund të ishte Bamiri i 2011, që zellshëm u bë topi i Ramës në përpjekjen për destabilizim të vendit. Tashmë, janë shteruar të gjitha skenarët e kryeministrit, ndaj opozita duhet të shtrijë përtej çadrës mundësitë e aksionit të saj. Ndaj një individi, që kriminalizoi vendin, duke mbledhur rreth vetes individë të përbotshëm me rekorde kriminale, është paksa paradoksale të manifestosh beteja demokratike apo të parashtrosh kauza qytetare, ndaj të cilave, ai asnjëherë nuk ka patur qasjen e duhur.