Flash News

KRYESORE

Deputeja e re e LSI-së: Nuk e di kur është krijuar partia

Deputeja e re e LSI-së: Nuk e di kur është krijuar partia

Elda Hoti është njëra ndër deputetet e opozitës së re, e cila pranoi të marrë mandatin si kandidate e listës së LSI-së në qarkun e Lezhës.

Në emisionin Opinion, Hoti është shprehur se puna e saj e parë është pikërisht ajo e të qenit deputete.

E reja është vënë në siklet,  kur u pyet se kur është krijuar LSI, pasi nuk e dinte që është themeluar në vitin 2004 nga Ilir Meta.

Biseda:

Gazetarja: E dini kur është krijuar LSI?

Hoti: Jo të them të drejtën nuk e di.

Gazetarja: E dini sa e keni rrogën si deputete

Hoti: Po e di.

Gazetarja: A keni patur kërcënime?

Hoti: Jo. Me zonjën Kryemadhi kam patur një komunikim miqësor. Unë nuk i kam marrë LSI-së gjë, i kam dhënë vota.

Gazetari: Jeni pro protestave?

Hoti: Po jam pro protestave. Kam qenë në protesta…

Gazetari: Tek këto protesta?

Hoti: Jo tek këto jo. Jam kundër dhunës. Nëse ne jemi vërtet në krizë duhet të ngrihemi ne shqiptarët dhe jo të na thërrasin forcat politike.

Gazetarja: Keni bërë divorc me LSI-sën?

Hoti: Jo unë nuk kam bërë divorc nga LSI.

https://www.youtube.com/watch?v=_Dp8xpOHZpM

Të fundit