Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS: Nëse do isha unë kryeministër, do kisha dhënë dorëheqjen

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe deputet aktual i PS-së, Bashkim Fino, deklaroi në lidhje me përgjimet e “Bild”, se në rast se ky skandal do të ndodhte në kohën kur ai ishte në krye të qeverisë, do të jepte dorëheqjen.

Deklaratën ai e bëri në emisionin “‘A Show” të Adi Krastës.

Biseda

Zoti Fino nëse ju do të ishit kryeministër, ose më saktë nëse këto që kanë ndodhur do të kishin ndodhur kur ju ishit kryeministër a do ta kishit dhënë dorëheqjen?

Fino: Nëse do të kishte ndodhur dhe unë do të isha i ndërgjegjshëm që e kisha bërë sigurisht që do të jepja dorëheqjen. Të vërtetohen dhe duhet t’i shohim. Në Shqipëri nuk është një fenomen i një force politike. Të gjithë mundohen të jenë dhe të marrin votat. Po nga i ka marrë Bild.  Ne e kemi marrë vlerësimin e popullit. Sot jemi para një fushatë tjetër, jemi përballë publikut dhe demokracia  bëhet duke vlerësuar njerëzit. Verdikti i çdo force politike është tek populli.

Do ta shkarkoni presidentin Meta?

Fino: E enjtja qe një ditë shumë interesante dhe kjo mbase mund të ndodh njëherë në 100 vjet.Ne nuk i kemi numrat për të shkarkuar Presidentin e Republikës. Zhdekreti që ka bërë Meta është jo ligjor, në rastin në fjalë presidenti ka për detyrë vetëm të dekretoj dhe këtu mbaron. Presidenti është mbi palët.  Unë kam respekt për institucionin e presidentit.

Të fundit