Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Deputetja kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë: Ka një listë të policisë sekrete që qarkullon në pikat kufitare për të arrestuar protestuesit
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka dënuar ndalimin e shtetases Fiqirije Nezaj, mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Morinës, për shkak se ka marrë pjesë në protestën e opozitës para Kuvendit, më 18 dhjetor.
Vokshi thekson se ky është një urdhër i kryeministrit Edi Rama dhe kërkon lirimin urgjent të zonjës Nezaj, pasi ndalimi i saj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Kartën e të Drejtave të Njeriut.
Deputetja e PD-së flet edhe për një listë të policisë sekrete që iu është shpërndarë pikave kufitare, për të ndaluar qytetarët që morën pjesë në protestë. Ajo kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të Prokurorisë.
Reagimi:
NDALIME DHE ARRESTIME - Diten e Parë të 2018-ës!!
Burgu, “DHURATA” E EDI RAMËS PËR ATA QË GUXUAN TË PROTESTOJNË NË MBROJTJE TË KUSHTETUTËS!!
Kjo është ajo që i pret të gjithë shqiptarët në 2018!!
Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit.
Kërkoj lirimin urgjent të znj. Nezaj. Ndalimi i saj ështe ne shkelje të hapur te së drejtës kushtetuese për protestë.
Prokuroria të nisë hetimet për një listë të policisë sekrete që qarkullon në të gjitha pikat kufitare për të arrestuar protestuesit. Disa dite me pare, ishte Avokatja e Popullit, e cila ngriti shqetësimin për mundesinë e keqpërdorimit të filmimeve dhe fotografimeve të bëra nga policia gjatë protestës së opozitës.
Kjo eshte "dhurata" e Babagjyshit Kryeministër për të gjithë demokratët dhe qytetarët që protestuan në mbrojtje të Kushtetutës!!!
Kjo eshte ajo që Edi Rama - Kryeminister ka urdhëruar për të gjithë ata që guxojnë të protestojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre...
Kjo është e patolerushme.
Të gjithë duhet të reagojmë pasi këto janë ARRESTIME POLITIKE, tipike të RREGJIMEVE DIKTATORIALE.