Flash News

KRYESORE

Dërgohen në spital 52 nxënëse, dyshohet se janë helmuar

Dërgohen në spital 52 nxënëse, dyshohet se janë helmuar

Nxënëset e një shkolle të mesme në provincën Helmand të Afganistanit, janë dërguar në spital dhe dyshohet se janë helmuar.

Shefi i departamentit të edukimit në këtë provincë, Daëood Shah Safari, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se 52 nxënëset janë dërguar në një spital në Lashkar Gah.

Vajzat kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella, por tashmë gjendja e tyre është duke u normalizuar.

Nuk është ende e qartë se për çfarë lloj helmimi bëhet fjalë, por policia dhe ekspertët kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Shumica e provincës Helmand është nën kontrollin e talibanëve, të cilët kundërshtojnë edukimin e vajzave.

Të fundit