Flash News

KRYESORE

 “Dështim spektakolar i Rilindjes”, Salianji denoncon: Gjimnazistët me autobusë nga gjithë Shqipëria

Menjëherë pas mitinut të Partisë Socialiste në sheshin ‘Skënderbej’ sekretari për Aksionin Qytetar pranë Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka denoncuar në rrjetet sociale se gjimnazistët kanë ardhur me detyrim nga e gjithë Shqipëria. Salianji ka publikuar foto ku shihen autobusët e parkuar pranë mitingut të partisë Socialiste dhe shton se protesta e tyre është bërë për të provokuar protestën e opozitë.

Reagimi i plotë i Salianjit:

Deshtim spektakolar i Rilindjes!

Perdorimi i autobuseve te gjimnazeve nga e gjithe Shqiperia, presion ndaj gjithe administrates publike per te sjelle secili femijet e perseri hapesira para bashkise ngjitur me Sheshin Skenderbej nuk mbushet dot nga Rilindja, nje hapesire qe eshte dy here me e vogel se cadra e levizjes qytetare e ngritur nga opozita!

Provokojne dhe opoziten duke bere presion me luge çaji! Flasin dhe per marrje perpara keta qe ecjen ne karriere ose ne jete e kane vetem mbrapsht!

 

 

Të fundit