Flash News

KRYESORE

Detaje të reja prekëse nga vdekja e George Floyd, amaneti i fundit që i la oficerit që i mori jetën

Detaje të reja prekëse nga vdekja e George Floyd, amaneti i fundit
Të tjera detaje janë publikuar së fundmi nga vdekja e George Floyd, afro-amerikani i cili u vra më 25 maj të këtij viti nga oficerë amerikanë, teksa i mbanin gjurin për afro 8 minuta në qafë dhe kjo i krijoi asfiksi duke i marrë jetën. Kjo ngjarje solli shumë protesta në Amerikë dhe kudo në botë. CNN raporton se në Shtetet e Bashkuara janë publikuar dokumente që tregojnë me detaje të hollësishme momentet e fundit të jetës të 46-vjeçarit. Përpara se të ndërronte jetë është mësuar se Floyd ka lënë një amanet të fundit duke i përmendur policit që i mori jetën, nënën dhe fëmijët. Thuaji fëmijëve të mi që i dua. Unë jam i vdekur”, kishte thënë Floyd në momentet e fundit të jetës. Po ashtu, mësohet se ai u ka thënë oficerëve edhe se ishte infektuar nga COVID-19 dhe se ishte klaustrofobik. “Unë jam klaustrofobik. Më dhemb stomaku. Qafa ime më dhemb. Gjithçka më dhemb. Kam nevojë për ujë ose diçka tjetër, ju lutem. Ju lutem? Nuk mund të marr frymë oficer”- janë fjalët që kanë bërë xhiron e rrjetit, të cilat nxitën protesta masive në Amerikë dhe jo vetëm.
 
View this post on Instagram
 

#GeorgeFloyd #GeorgeFloyd

A post shared by George Floyd (@georgefloyyd) on

Të fundit