Flash News

KRYESORE

Dhuna në familje, 10 arrestime brenda javës

Dhuna në familje,  10 arrestime brenda javës

Pas vrasjes së gjyqtares Hafizi, dhuna në familje, si një nga problemet më të mëdha të shoqërisë sonë,  ka marrë vëmendje më të madhe si nga shoqëria ashtu edhe nga Policia e Shtetit.  E ndërsa denoncimet për rastet e dhunës në familje ditët e fundit janë shtuar, përsëri ka shumë gra e vajza që dhunohen nga burrat apo meshkujt e familjes. kudo në Shqipëri, në qytet e në fshat.

Rikujtojmë edhe njëherë rastet e ditëve të fundit, për të kuptuar që këto janë vetëm maja e një ajsbergu të quajtur “dhuna në familje”. Vetëm nga data 31 gusht deri më sot janë arrestuar rreth 10 persona, të akuzuar nga bashkëshortet e tyre për dhunë fizike dhe psikologjike, e ndërsa sipas të dhënave të INSTAT rreth 58% e vajzave dhe grave kanë pësuar një situatë dhune gjatë jetës së tyre.

Ditën e hënë janë në datën 4 shtator 2017 janë arrestuar vetëm në Tiranë  5 persona, të cilët ushtronin dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

– Edmond Agolli, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, shtetasve S. H., 40 vjeçe dhe E.A., 20 vjeç.

– Ferit Ndreaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V. N., 28 vjeçe.

– Sali Bana, 70 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S. B., 68 vjeçe.

– Antonio Ruçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A. Xh., 27 vjeçe.

– Dritan Krypi, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Xh. K., 42 vjeçe.

Po atë ditë një 40-vjeçar nga Elbasani është denoncuar nga bashkëshortja për dhunë.

Më datë 01.09.2017, është arrestuar në flagrancë shtetasi : Enea Qëndro, 29 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij është bërë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, duke thyer edhe urdhërin e mbrojtës, që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datën 05.09.2017 në Vlorë. Ushtron dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shpallet në kërkim nga Policia, shtetasi Bujar Nushaj.

Duhet një sensibilizim më i madh i policisë, por edhe i vetë grave të dhunuara që të denoncojnë dhunuesit e tyre, që nesër të mos jenë ato viktimat e radhës.

 

Të fundit