Flash News

KRYESORE

Dibër/ Ndalohen nga policia shtatë sirianë, synonin që të kalonin drejt Maqedonisë së Veriut

Dibër/ Ndalohen nga policia shtatë sirianë, synonin që

Shtatë shtetas sirianë u ndaluan nga policia në Dibër, ndërsa synonin që të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Uniformat blu morën informacione për disa shtetas të huaj që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Bllatë, ku synonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, dhe menjëherë u organizua dhe i ndaloi ata.

Dyshohet se shtetasit sirianë kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Ata synonin që të kalonin në Maqedoninë e Veriut, e më pas drejt shteteve të BE-së.

Policia ka nisur hetimet, për personin i cili solli emigrantët në Dibër dhe do t’i ndihmonte ata që të kalonin kufirin. Ndërkohë që shtatë sirianët u shoqëruan në Qendrën e Rehabilitimit në Kukës.

Të fundit