Flash News

KRYESORE

Diplomati Nesho: Qëndrimi i deputetëve gjermanë, kambanë alarmi për mazhorancën

Diplomati Nesho: Qëndrimi i deputetëve gjermanë, kambanë

Ish-diplomati Agim Nesho vlerëson apelin e dy deputëtëve gjermanë të CDU/CSU, që kërkonin shtyrjen e zgjedhjeve lokale te 30 qershorit. Për Neshon, Rama është i vetëdijshëm për deklaratën, e cila sipas tij eshte nje 'kumbane alarmi', pasi evidenton krizën e thellë politike që po kalon vendi.

“Kjo deklaratë merr vlerë sepse Gjermania ka rolin e saj udhëheqës në BE dhe po ashtu edhe dy deputetët kanë pozicione të rëndësishme. Partia e tyre udhëheq koalicionin që drejton në vendin e tyre. Reagimi i Kryeministri tregon se ai është i vetëdijshëm për atë që ata thonë. Në një farë mënyre, evidentohet plotësisht ajo krizë e thellë që ka Shqipëria dhe duhet patjetër që palët të gjejnë mundësinë ta kalojnë këtë krizë pasi sfida është integrimi Europian”, deklaron ai në emisionin ‘I ftuari’ në A2 CNN.

Nesho shton se ka një hendek mes mënyrës se si ndërkombëtarët na perceptojnë ne. “Këtu nuk kanë funksionuar shumë gjera. Çështja e kompromentimit të zgjedhjeve, ku një qeveri normale duhet të reflektonte. Para popullit duhet të jepte një zgjidhje të situatës. Demokracia parlamentare, e cila përgjigjet para popullit, reflekton për ngjarje të tilla”, tha Nesho.

Të fundit