Flash News

Ditari i Maxhorancës

Do e prisni ‘Venecian’ në dhjetor? Balla: Mënyra jonë, e vetmja për akomodimin e Kodit! E kundërta është e pamundur, Ilir Meta e di mirë

Do e prisni ‘Venecian’ në dhjetor? Balla: Mënyra
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se kodi zgjedhorduhet të hyjë në fuqi, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin kohë për përgatitjen e zgjedhjeve.

Sipas Ballës, vetëm kjo është mënyra e duhur për ta akomoduar. Duke bërë me dije se nëse ligji rrëzohet ai nuk mund të hyjë për rishqyrtim në parlament për 6-muaj, Balla tha se Meta është në dijeni të këtij fakti dhe se përmes “rrengjeve” po mundohet të gënjejë miqtë e Shqipërisë.

Nëse opinioni i Venecias do të vijë javën e parë të dhjetorit, ka mundësi të implementohet për zgjedhjet e 25 prillit?

“Vetëm kështu si po veprojmë ne ka mundësi të akomodohet. E kundërta është e pamundur. Kush e di, është që në rast se një ligj rrëzohet ai nuk mund të hyjë në Kuvendin e Shqipërisë pa kaluar një perjudhë 6- mujore. Ilir Meta këtë e di mirë sepse ka kaluar një kohë të gjatë në Kuvend. Por spiralja dhe rrengjet që po mundohet të krijojë për të gënjyer miqtë e Shqipërisë, besoj se këto janë çështje të qarta dhe kush ka pak eksperiencë, parlamentare e di qëkështu mund të garantohet gjithçka dhe procesi të eci normalisht”, është shprehur Balla.

Të fundit