Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dorëheqja e kreut të PS në Rubik, Klosi: E ka nga euforia, shpresoj që Tushaj të qetësohet

Dorëheqja e kreut të PS në Rubik, Klosi: E ka nga euforia,

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Blendi Klosi ka komentuar dorëheqjen e kreu të PS-së në Rubik, Pal Tushaj.

I ftuar në Euronews Albania, Klosi tha se e gjitha sipas ka ardhur nga euphoria e zgjedhjeve. Klosi tha se shpreson që Tushaj të qetësohet t’i bashkohet fushatës së PS-së, teksa tha se çdo bashki ka probletmatika.

“Ndodh gjithmonë kur ka gara, njerëzit bëhen pak euforik, bëhen pjesë e garave të caktuara, bëhen pjesë e tifozllikut të caktuar, por që janë momente që kalojnë. Partia Socialiste është një parti e madhe sepse arrin të rigjenerojë figura të reja dhe personazhe që marrin mbështetjen e socialistëve.

Shpresoj që Pali të qetësohet dhe të bëhet pjesë e fushatës elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste në bashkinë e Mirditës, e cila është nga ato qarqe ku Partia Socialiste garon fort për t’i marrë të treja bashkitë, qoftë në Lezhë, qoftë në Mirditë e qoftë në Laç, por që padyshim ka garë dhe problematika të caktuara,” u shpreh Klosi.

Në reagimin e tij, Tushaj hidhte akuza të forta ndaj Ndrec Dedës kandidati i PS në Mirditë për kryetar bashkie. Sipas tij, Bdreca përdote në fushatë njerëz me precedent kriminal. 

Të fundit