Flash News
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Tragjedi në Turqi/ Zjarr në një hotel në Kartalkaya, 10 viktima dhe 32 të plagosur
Miliarderët e teknologjisë që morën pjesë në inaugurimit e Donald Trump
SPAK, ende në kërkim të parave të ‘incineratorit fantazmë’ të Tiranës
Trump shpall në minutat e tij të para në detyrë një "emergjencë kombëtare"
Berisha: Masa e arrestit, vepër e Ramës dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë
Kreu i PD, Sali Berisha tha se gjatë qëndrimit në “arrest shtëpie” për pothuajse 1 vit, ia arriti t’i krijojë Edi Ramës portën e ferrit.
“Përballë kisha Edi Ramën, kisha Surrelin. Ia arrita që t’ia kthej në portë ferri, pasi merrej me dritaren nga mëngjesi në darkë”, tha Berisha në emisionin “Open” në News24 .
Ai ka shprehur një vlerësim për mbështetësit e tij, që për rreth 1 vit e mbështetën në atë që e pagëzoi si ‘Rruga e Shpresës’.
“Ata që vinin ishin idealistët. Në fillim erdhi Ambasada e SHBA e cila monitoronte atë tubimin e idealistëve, pastaj ishin ata të Qeverisë që fotografonin, që ushtronin presione, por në fund fitoi rruga e Shpresës.
Masa e arrestit tim ishte vepër e përbashkët e diplomatëve të Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe Edi Ramës”, tha Berisha.