Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha tregon ofertën që ka marrë për Portin e Durrësit: Pse e refuzova në mënyrë kategorike

Berisha tregon ofertën që ka marrë për Portin e

Kreu i PD, Sali Berisha ka rrëfyer nga foltorja e Parlamentit se në kohën kur ka qenë në pushtet si kryeministër ka patur një ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano.

Sipas Berishës, ndryshe nga kryeministri Rama, ai ka refuzuar në mënyrë kategorike. Ai shton se Edi Rama do të grabisë portin ekzistues e do ta shndërrojë në pallate, hotele, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me taksat e tyre.

Berisha: Unë dua të ju tregoj një gjë. Në vitet 2005-2009 u bë një betejë e madhe kundër Rrugës së Kombit, në nivel ndërkombëtar, motivi më madhor ishte se ndryshon gjeostrategjinë e porteve. Dhe sot Edi Rama në emër të kësaj gjeostrategjike fshin nga harta portin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe defakto lë Shqipërinë pa porte.

Ti që erdhe këtu e cicëron, atë të bëj një pyetje këtu tani. A nuk deklaroi kryetari yt me dhjetëra herë se portin e ri do ta ndërtojë Emmari. Doni të ua sjell deklaratat. A nuk deklaroi kjo zonja që është bërë zëdhënësja më autentike e tij, se portin e ri do ta ndërtojë Emmar. Po tani kush do ta ndërtojë portin e ri, ju pyes unë ju? Kush?

Edi Rama do të grabisë portin ekzistues do ta shndërrojë në pallate, hotele, kurse portin do ta ndërtojnë shqiptarët me taksat e tyre.

Po ua them unë këtu, me përgjegjësinë më të plotë se kemi pasur ofertë për të dorëzuar portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano, por ajo është refuzuar në mënyrë më kategorike.

Kurse Emmari, Rama se nuk është Emmari merr portin e Durrësit, ndërton 12600 apartamente, bashkë me klientelën e tij dhe Emmarin sigurisht dhe ndërton një port jahtesh. A e dini ju se kanë vendosur dhe të drejtën e seleksionit të qytetarëve që hyjnë dhe dalin në plazh. Atje do të jenë vetëm klientela e zenxhinëve. Durrësakët e mesëm dhe të varfër me dylbi, duhet të dalin mbi Currila në ndonjë kodër të shohin se ç’po ndodh aty.

Të fundit