Flash News

Ditari i Opozitës

Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!

Lista e PS në Fier si bunker ndaj SPAK!

Nga Gazment Bardhi

Edi Rama paska ardhur për shëtitje sot në Fier, ku krah Belindës paska shpallur objektivat e PS në Fier!

Objektivat e Edi Ramës janë fiks si premtimet e tij kur erdhi në pushtet. Njëlloj si shëndetësia falas, njëlloj si legalizimet falas, njëlloj si subvencionet në bujqësi, njëlloj si ulja e taksave apo rritja e pensioneve.

Gjatë vizitës disa orëshe harroi t'u shpjegonte qytetarëve të Fierit pse iu ka vënë në krye njeriun e dyshuar për miliona euro abuzime, njeriun që është zyrtarisht nën hetim nga SPAK për korrupsion e shpërdorim detyre, njeriun që arrogancën e ka të vetmen armë të saj.

Harroi t'u shpjegojë pse strehoi në listën e kandidatëve të PS “mallrat e importit të Belindës” Ceno Klosin apo Klevis Jahajn të akuzuar më shumë se një herë për korrupsion e abuzim me pushtetin në SPAK.

Meqënëse harroi t'ua sqarojë, përgjigjen do e marrë më 11 Maj. Fieri dhe fierakët i përbuzin matrapazët, hajdutët dhe kandidatët për burg! Fieri dhe fierakët e përbuzin arrogancën!

Të fundit