Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Sot në protestën e opozitës dolën edhe punonjës së Bashkisë së Veliajt

Paloka: Sot në protestën e opozitës dolën edhe punonjës

Deputeti dhe kreu i Këshillit Kombëtar në PD, Edi Paloka komentoi protestën e opozitës e mbajtur sot përballë kryeministrisë.

I ftuar në Syri Tv, Paloka u shpreh se në protestë morën pjesë edhe ish-punonjës të Bashkisë Tiranë, dhe kjo sipas tij tregon qartësimin dhe pasqyrimin asaj çfarë po ndodh me vendin tonë.

Protesta e sotme është qartësimi i qytetarëve për këtë çështje sepse të paktën një pjesë e mirë e jona, kemi qenë të qartë që në momentet e para se çfarë po ndodhte qoftë me goditjen ndaj Sali Berishës, qoftë me goditjes kundër Partisë Demokratike.

Ajo që ndodhi me Berishën ishte finalizimi i një goditjeje të përqendruar për shkatërrimin e Opozitës, ku për fat të keq, ndryshe nga çfarë kishte ndodhur në atë moment, u bë pjesë edhe ish-kryetari dhe kryetari në atë moment i Partisë Demokratike, Basha.

Sot kishte dalë Tirana në shesh, pa i hequr asnjë meritë të gjithë atyre që erdhën nga e gjithë Shqipëria, sot mua ajo që mu duk gjëja më pozitive ishte që kishte dalë Tirana në shesh. Vetëm dy metra para meje ishte një ish-drejtor i bashkisë së Erion Veliajt, ishte me gjithë familjen aty.

Nuk e di se cilat kanë arsyet që e kanë nxjerrë aty, me siguri e kanë hequr nga puna, por edhe këta njerëz ishin sot në shesh", tha Paloka.

 

Të fundit