Flash News

Ditari i Opozitës

Premtimet e Ramës për naftëtarët, Vokshi publikon videon: Hiq dorë nga presioni mbi gratë greviste

Premtimet e Ramës për naftëtarët, Vokshi publikon videon:
Albana Vokshi dhe Edi Rama

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka reaguar së fundmi për grevën e urisë së naftëtarëve, teksa i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të heqë dorë nga presionet mbi protestuesit.

Nëpërmjet një videoje në ‘Facebook’,  Vokshi thekson se cinizmi i Ramës duke u vënë kushte grave naftëtare është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e tyre.

Më tej ajo shprehet se gratë greviste janë në të drejtën e tyre dhe se Rama duhet t'u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

Reagimi i plotë:

Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.

Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.

Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.

Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.

Të fundit