Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosën këtë të hënë marrëveshjen mes tyre për koalicion në zgjedhjet e 25 Prillit.
Me sloganin ‘Shqipëria, shtëpia që fiton’ marrëveshja mes dy partive opozitare përcakton pikat mbi të cilat do vijojë koalicioni mes dy partive pas zgjedhjeve të 25 prillit, teksa vendosën objektiva të përbashkëta në përballimin dhe zgjidhjen e problemeve kritike të vendit.
Sa i përket përfaqësimit në të gjithë nivelet e qeverisjes së ardhshme, sipas marrëveshje do të realizohet proporcionalisht mbi bazën e rezultatit zgjedhor.
Po përse marrëveshje dhe jo në një koalicion të përbashkët?
Me ndryshimet e miratuara të Kodit Zgjedhor, partitë politike që do të garojnë në 25 prill, në koalicion mund ta bëjnë vetëm me listë unike dhe në një sigël të vetme. Kjo pikë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare që në krye të herës.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një lidhje me emisionin ‘Opinion’ javës që shkoi tregoi arsyet pse PD nuk hyri në një koalicion me LSI.
Paloka theksoi se koalicioni opozitar synon që të marrë çdo votë dhe ta maksimalizojë atë.
‘Qëllimi i këtij bashkimi është që si parti dhe si qytetarë ne të mundemi të garantojmë fitoren, me një qëllim për të sjellë më pas ndryshimin që presin shqiptarët. Marrëveshjet që kemi realizuar me partitë, janë marrëveshje që rregullojnë marrëdhëniet qoftë me kryetarët e partive qoftë me partitë me qëllim maksimalizimin e votës. Kemi një marrëveshje të hershme me kryetarët e partive’, tha Paloka.
Sa i përket vendimit që PD dhe LSI të hyjnë të ndara në zgjedhje, Paloka tha se ky është një vendim i studiuar mirë që ndikon në maksimalizimin e votës.
‘E kemi thënë edhe ne dhe LSI që qëllimi mbetet maksimalizimi i votave. Ne e kemi studiuar që PD në një krahë dhe LSI nga ana tjetër jo vetëm që do maksimalizojmë votat, por loja që bëri Rama me koalicionet do t’i kthehet në të kundërt’, u shpreh Paloka.
Nga ana tjetër, kryetarja e LSI, Monika kryemadhi pati deklaruar më herët se koalicioni PD-LSI nuk është natyral, por jetik.
Në lidhje me daljen me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se nuk duhet rënë në kurthin e çështjeve teknike.
“Nëse ti do shkosh me një listë në një qark çfarëdo ku PD ka vlerat e saj, po ashtu dhe LSI dhe partitë e tjera të opozitës kanë vlerat e tyre dhe do ishte më mirë dhe do orientoheshin shqiptarët në 140 emra apo në 280 emra”, tha ajo.
“Ajo që është e rëndësishme për të kuptuar është se anormaliteti që ka instaluar Rama sot do sjellë koalicione anormale. Pse, normale është ulja e PDIU-së me PBDNJ që nuk janë ulur asnjëherë? Vërtet koalicioni LSI-PD nuk është natyral, por është jetik për të gjithë shqiptarët dhe partitë politike”, shtoi Kryemadhi.
Në lidhje me koalicionet para dhe paszgjedhore, Kryemadhi dha disa arsyetime.
“Në një listë në vende të caktuara dobësohet PD. PD është parti më e madhe dhe duhet të vazhdojë të mbledhë votat e veta dhe në zona të caktuara PD-LSI do hyjnë në një listë përsëri. Beteja nuk bëhet midis militantëve të PD-LSI. Beteja është për të marrë votën e atyre që janë të zhgënjyer”, tha Kryemadhi.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38
