Flash News

OP-ED

Ditari i Rezistencës / Luiza Gega tashmë do stërvitet në Surrel

Ditari i Rezistencës / Luiza Gega tashmë do stërvitet në

19 shtator, 2019

nga Koloreto Cukali 

 

Fryn erë dhe mund të bjerë shi. Turni i natës do ta ketë pisk me shiun. Në verë mund të mbështilleshe me batanije në bar, por në shi do duhet të rrish në një cep, në karrike.

Ama, nëse bie shi do të mbushet pishina.

Të mbledhur nën strehë, grupi i turnit të drekës komenton stadiumin e ri të Ramës. Dikur, po ta dëgjoja këtë frazë, do thoja “nuk është i Ramës, është i Shqipërisë”. Pavarësisht sa korruptive mund të jetë një vepër publike, ajo i mbetet vendit. Dhe toka, sado tokë të blejnë e të përvetësojnë Rama me enturazhin e vet, do vijë një kohë që t'i kthehet publikut. Rama me Qifet e Ymerët kanë të garantuar vetëm 2 metra dhe anonimë nën tokë. Gjithçka sipër saj, nuk e kanë të garantuar.

Por, sot stadiumi është i Ramës. Çdo projekt në këtë vend bëhet ku e do ai, si e do ai, me kë e do ai, dhe SA e do ai.

Ky stad ekonomik është stadi para humnerës. Sepse, asnjë ekonomi, e asnjë shoqëri, nuk mund të zhvillohet në bazë të vendimeve të një individi apo të një grupi të ngushtë përreth tij, aq më tepër kur ky individ është injorant në ekonomi (dhe jo vetëm), është pa pikë empatie sociale (dhe jo vetëm) dhe grupi i ngushtë financiar rreth tij ka “shkëlqyer” vetëm falë kronizmit (cronyism).

Grupi i rojes i turnit të drekës në Teatër vëren se stadiumi i ri nuk është stadium olimpik, në të nuk ka asnjë pistë vrapimi. Ai është thjesht stadium futbolli. Nëse te Qemal Stafa mund të zhvilloheshin të tëra garat e sporteve olimpike, te 'Arena Rama' do të luhet vetëm futboll.

Pra, rekordmenia jonë, medalistja europiane e një shteti që nuk duan ta anëtarësojnë në Europë, Luiza Gega, nuk do të ketë ku të vrapojë. Përveçse nëse Rama ndërton me PPP ndonjë pistë vrapimi në Surrel, vendi i vetëm në Shqipëri ku mund të shpresohet se nuk do ketë ndërtime kullash, thjesht për arsyen se Rama preferon që familjarisht të jetojë pa shqiptarë afër.

Pra, sa për të qenë të qartë me kamikazët e Rilindjes, u prish 'Qemal Stafa', trashëgimi kulturore, me 21 mijë vende dhe me pistë atletike dhe u ndërtua kjo gjëja me 21 mijë vende dhe pa pistë atletike, por me qendër tregtare dhe me kullë.

Sheshi i Teatrit është i qetë. Por, 50 metra më tutje të mbyt pluhuri dhe zhurma që vjen nga kantieri që po ndërton një kullë mu në rrëzë të Kullës së Sahatit. Aq ngjitur sa duket se do e hajë kullën. Po po, grataçielat e Bablokut të madh dhe atij të voglit, kanë për ta ngrënë edhe kullën e Sahatit. Siç hëngrën pistën olimpike të Qemal Stafës. Siç hëngrën vilat e rrugës së Elbasanit. Siç hëngrën çdo lulishte e oborr të Tiranës.

Por, jo Teatrin.

NO PASARÁN!

Të fundit