
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Ditari i Rezistencës/ 'Unaza', si playback i '21 janarit'
Debat nuk mund të ketë, sepse si sot, si më 21 janar, nuk ka publik për debatin publik. Ka vetëm njerëz që gëzojnë kur shohin që ata që protestojnë, medemek “zaptuesit”, u dhunuan, mposhtën, zvarritën, poshtëruan nga më i forti.

Koloreto Cukali
Ajo që ndodhi te Unaza, në thelb nuk dallon shumë nga ajo që ndodhi më 21 janar. I vetmi ndryshim ishte që me 21 janar, protestës së njerëzve të lodhur me keq-qeverisjen e Berishës iu patën shtuar dhe kohortat e dhunshme të gangsterëve të opozitës së asaj kohe. Gazi lotsjellës, shkopinjtë e gomës, policia e armatosur si për luftë, ishin të tëra aty.
21 janari na nxori në rrugë për një aferë korrupsioni... një bllok me 700 mijë euro. Për Unazën, askush nuk doli në rrugë për korrupsionin, edhe pse “blloku” këtë radhë ishte 40 milionë euro.
Me 21 janar mediat kryesore na nxitën të dalim në rrugë. Te Unaza, mediat kryesore na kishin përgatitur me idenë se, ata që protestojnë aty janë 'zaptues toke', që ata i kishin marrë paratë, e ku di unë. Mediat e Astirit bënë çmos të na bindnin, ku tërthorazi e ku drejtpërdrejt, herë duke gënjyer vetë, herë duke cituar gazetarë të blerë, e shpesh duke u bërë megafonë të mashtrimeve të pushtetit, që ata njerëz e meritojnë atë që po u bëhet.
Por çështja e Unazës nuk është çështje pronash. Trajtimi i saj si 'zbythje e zaptuesve' është narrativa e Veliajt dhe e Ramës. Rama u kishte premtuar atyre të Unazës dhe gjithë “zaptuesve” të tjerë që do ua legalizonte pronat, vetëm për t'u marrë votat. Rama, nuk ka në plan të kthejë tokat e askujt, madje, sapo ka ngritur një Korporatë për t'ua sekuestruar “me shtet” pronat e ligjshme tërë pronarëve të bregdetit e për t'ua dhënë 2-3 miliarderëve që parapaguajnë kesh.
Pra, aty shteti nuk ishte për të çuar në vend shenjtërinë e pronës. Përkundrazi, ishte aty për të zbatuar me dhunën e armëve një projekt që na grabit të gjithëve.
Unaza, nuk është çështje prone, dhe ata njerëz nuk u sulmuan se ishin “zaptues”, por sepse u futën si pykë (për hallin e tyre) mes një afere korruptive.
Më 21 janar u vranë 4 vetë. Astiri mund të kishte vrarë po aq, rastësia ndihmoi që mos kishte fatalitete. Pas 21 janarit policia ndoqi nëpër rrugica demonstruesit dhe i shoqëroi në rajone. Aktivistët e Astirit, ata njerëz që vendosën të ndihmojnë kauzën e Astirit u rrasën brenda me dhjetëra. Armiku i Qeverisë u kap e u fut brenda: pedagogu Ervin Goci.
Por, gjëja më e rëndë e Astirit dhe e 21 janarit nuk janë as të vrarët e të plagosurit, as gazi lotsjellës, as mediat e turpit e as cinizmi i qeverisë. Më e rënda është urrejtja e atyre që ndenjën në shtëpi ndaj atyre që protestonin.
Habitem e trishtohem se sa shumë njerëz filluan të përsërisin argumentet cinike të furnizuara nga Qeveria e Bashkia: ata janë zaptues, po nuk u shembën ato, si do bëhet Unaza? Më 21 janar, pati njerëz që u ankuan pse protestuesit dogjën palmat. Te Astiri pati njerëz që u ankuan pse bllokohej rruga. Te Teatri përsërisin argumentin cinik “duam Teatër të ri”. Çdo argument, për t'u tërhequr mënjanë e për të mos parë të vërtetën ose hallin e të tjerëve në sy.
Unë do doja që këta muaj të kishim patur një debat publik, për të kuptuar cilat janë prioritetet e demokracisë tonë të dhunuar; ku qëndron kjo protestë në raport me shoqërinë dhe qeverisjen e keqe; a ka rëndësi që Strasburgu në raste të tilla u jep të drejtë qytetarëve të Unazës, etj.
Por, debat nuk ka. Jo vetëm sepse ky debat mund të bëhet vetëm nga një anë, ndërsa ana tjetër është artileria mediatike frankiste e Qeverisë dhe Bashkisë.
Debat nuk mund të ketë, sepse si sot, si më 21 janar, nuk ka publik për debatin publik. Ka vetëm njerëz që gëzojnë kur shohin që ata që protestojnë, medemek “zaptuesit”, u dhunuan, mposhtën, zvarritën, poshtëruan nga më i forti.
Duket sikur te Teatri po afron “1939-a e Madridit”. Mund të tentojnë ta pushtojnë me policë, me gaz lotësjellës e me shkopa gome.
Fryma në shesh është e njëjtë, "¡No pasarán!".
Ne do bëjmë çmos ta mbajmë.
Shqipëria jonë do ishte më e mirë, nëse ju dilni nga shtëpia ditën që fashizmi do na vijë te porta, ose, të paktën, nuk gëzoheni me cinizëm.
Cinizmi i qenve të rrahur.
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50