Flash News

KRYESORE

‘Do paguaj për atë që kam bërë’, flet nga burgu italiania që aksidentoi për vdekje të rinjtë shqiptarë

‘Do paguaj për atë që kam bërë’, flet nga

Italiania Irina Vetere që aksidenti për vdekje dy të rinj shqiptarë natën mes 29 dhe 30 qershorit, duket se po kalon një shok psikologjik.

E përlotur dhe nën një traumë të vazhdueshme ajo ka folur nga burgu i Modenas ku është shprehur se ‘do të paguaj për atë që kam bërë’, dhe ‘gjithccka që do të më ndodhë është e drejtë’.

“Unë jam shumë pranë familjeve të këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere.

Mediat italiane i përshkruajnë ditët e Irinës në paraburgim të gjata. “Natën në qeli me një shoqe, takime në mëngjes me psikologen dhe pasdite shkrime e lexime. Dukej se ishte shumë e rënduar  dhe shumë afër familjes së dy të rinjve”, tha avokati i cili kishte zhvilluar rreth një orë bisedë me gruan.

Vetere ndodhet në burg prej rreth një jave me akuzën për vrasje të dyfishtë rrugore. Ajo ishte e dehur, (5-fish më shumë se norma e lejuar) natën e 29 qershorit teksa i jepte makinës dhe aksidentoi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja.

Të fundit