Flash News

KRYESORE

"Do përqafoj skulpturat që më dhurove", e motra e Arben Bajos: Të kisha vëllanë e vetëm dhe shokun e ngushtë

"Do përqafoj skulpturat që më dhurove", e motra e Arben

Skulptori i njohur Arben Bajo, ndërroi jetë sot në spital teksa ndodhej prej ditësh i infektuar nga COVID-19.

Ky lajm preku mbarë opinionin publik, teksa shumë figura të njohura politike e të botës së artit kanë reaguar duke shprehur ngushëllime për familjen e artistit.

Ndërkohë, e motra e skulptorit Iris Bajo, ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale, ku shkruan se dhimbja ia la shpirtin bosh pasi Arbeni ishte jo vetëm vëllai i vetëm por edhe shoku i saj i ngushtë.

Ajo shkruan veç të tjerash se në këto momente të vështira ajo nuk ka mundur të qëndroj pranë të vëllait për shkak të situatës pandemike.

“Ben!!! Më le pa vëllain e vetëm, më le pa shokun e ngushtë, me boshatise shpirtin! Nuk të ndenja dot afër në fund, siç me ndenje ti mua në halle. Nuk do jesh më të më ngushëllosh, të me japësh mend, të më tregosh historitë e “sekretet” e familjes, nuk do qeshim e nuk do pijmë më bashkë, me orë, e nuk do bëjmë më plane. Thjesht nuk do jesh më këtu, deri sa të puqemi sërisht atje ku je tani, e t’i vazhdojmë ku i lamë. Do rri me këtë mendim, derisa të vijë koha! Deri atëherë, do përqafoj skulpturat që më dhurove, e do shoh mesazhet që këmbyem, deri ditën e fundit, para se të bije në gjumë,” shkruan motra e skulptorit në postimin e saj.

Të fundit