Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Dorëheqja e Haradinajt, caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit kanë nisur lëvizjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Mediat kosovarë bëjnë me dije se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator.
Lajmi është konfirmuar nga burime brenda Presidencës së Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen me 8 shtator.
Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.