Flash News

KRYESORE

Dorëheqje nga posti i deputetes? Hajdari e gatshme të ‘sakrifikohet’ për Reformën Zgjedhore: Do bëjmë çdo gjë

Dorëheqje nga posti i deputetes? Hajdari e gatshme të

Deputetja e opozitës së re Rudina Hajdari, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes të komisionit për Reformën Zgjedhore.

Hajdari ka sqaruar se çfarë u bisedua në mbledhjen  e sotme.

“Do kemi një grup pune se cili do jetë sistemi zgjedhor që do propozojmë për kuvendin e Shqipërisë. Edhe shoqëria civile, ka të drejtën të japë rekomandime për Reformën”-tha ajo.

E pyetur nëse deputetët janë të gatshëm ta miratojnë këtë reformë edhe pa praninë e PD-së, Hajdari theksoi se ftesa ndaj PD mbetet e hapur.

“Duhet një dakordësi nga të gjitha palët. Kjo reformë bëhet për shqiptarët. Ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët”-tha ajo.

Deputetja tha se reformë me dy faza nuk do ketë.

“Një reformë që do merret edhe me rekomandimet. Kur të vijë momenti për miratimin do miratohet bashkarisht.

Opozita parlamentare ka një qëllim. Duhet shembur sistemi. Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin kandidatët. Është shumë e thjeshtë.”

Do të jepni dorëheqjen në të mirë të reformës ashtu siç e ka kërkuar PD?

“Do bëjmë çdo gjë. Mos të shmangim rëndësinë e vërtetë të gjërave. Ne duhet të fokusohemi te negociatat. Nëse nuk hapen Shqipëria do të jetë në një pozicion të vështirë. Çdo gjë duhet të jetë në shërbim të vendit”-tha Hajdari.

Të fundit