Flash News

KRYESORE

“Dr Flori, ia dolëm!”, këngëtarja e njohur përmbush pengun e këngëtarit  

“Dr Flori, ia dolëm!”, këngëtarja e njohur

“Mik, ia dolëm” . Me këtë frazë e nis statusin e saj këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe për mikun e ndjerë, Dr. Flori, i cili nuk jeton më prej disa vitesh.

Këngëtarja i ka dhënë fjalën se do të përmbushë dëshirën e  tij për muzikën shqiptare dhe duket se tashmë pas disa vitesh i ndarë nga kjo botë, ajo e ka përmbushur amanetin e tij. Bëhet fjalë për muzikën shqiptare në club-et tona.

Aurela publikon një video, ku dëgjohet atmosfera e krijuar e të rinjve shqiptar nën ritmet e muzikës shqip.

Statusi i plotë:

“Dr Flori, mik, I ja dolem.

Perpara se te largoheshe nga kjo jete, me the se ne te dy kishim nje detyre.

Ne nje bisede tonen me the se - " Ne, duhet te fusim muziken Shqip ne clube , e kemi detyre " !

.

-Po pse ? Eshte kenga Shqip- te thashe . - Jo jo, akoma nuk eshte - keshtu m'u pergjigje...

e une eshte hera e pare qe e them kete per publikun, pasi me dukej se akoma se kisha kryer detyren.

Ti kishe nje peng te madh.

Si ka mundesi me thoshe qe publiku kenget tona I do, por neper clube si vendosin kurre? ( sepse te mos harrojme, trende te ndryshme kane kaluar, e cdo gje mund te luhej pervecse Shqip) ...

Koha ndryshoi, filluan te ftohen artistet Shqiptare neper clube...por prape, ti Flor me the se akoma, akoma nuk jemi ku duhet.

Mbas disa javesh te kesaj bisede, papritur ne, familja, miqte, publiku, nuk te patem më mes nesh. Fizikisht. Po . Vetem fizikisht.

Kjo kenge u kendua mbreme e cdo here Flor, eshte kenga Boom Boom, ku nderthurrem modernen me folkun, cifteline e tupanat e muzikes sone te bukur te Veriut.

E kendoj e ne fakt Flor, sa here shoh gezimin e njerzve ne sy e duart lart duke kercyer me ritmin e Shqipes, me duket sikur pak nga pak po e kryej detyren qe I dhe vetes edhe mua. Po e kryejme bashke, ti me muziken, vargjet ,idete e tua”, shkruan Aurela Gaçe.

Të fundit