Flash News

KRYESORE

Draft-rezoluta për presidentin, ish-deputeti: Dokument ‘nul’ si paralajmërimet e dikurshme kineze

Draft-rezoluta për presidentin, ish-deputeti: Dokument ‘nul’ si

Sot, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u vendos që këtë të enjte të zhvillohet një seancë, ku që në pikën e parë të rendit të ditës të nisë një debat prej 5 orësh lidhur me vendimin e presidentit për zhdekretimin e zgjedhjeve vendore.

Po ashtu, mediat zbardhën edhe draft-rezolutën që do të diskutohet në Kuvend, e cila ndër të tjera e cilëson aktin e Metës ‘nul’ dhe të pavlefshëm.

Ish-deputeti  i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të këtij drafti, të cilin e krahason si paralajmërimet e dikurshme kineze, pa forcë ligjore detyruese për institucionet e administrimit të votës, për procesin e votimit, organet e pushtetit qendror a lokal.

“Teksti i Projekt Rezolutes se PS per ne Kuvend, eshte si paralajmerimet e dikureshme kineze, psh si ai 1225!!

Eshte nje dokument pa asnje element ndeshkues, pa asnje force ligjore detyruese per institucionet e administrimit te votes, per procesin e votimit, per organet e pushtetit qendror a lokal etj.

Dhe nuk mund te ishte ndryshe!

Eshte nje dokument, qe nuk i hap dhe nuk mund t’i hapi rruge asnje procesi votimi me 30 qershor, tashme te pa mundur.

Pra eshte nje dokument deklamativ dhe nga ana ekzekutive eshte vetem “nul”.

Teatralitet e demostrim “muskujsh” i pa nevojshem, humbje kohe kur tashme kjo Rilindje duhet te kthehet ne realitet e te punoje ne frymen e Dekretit te Presidentit dhe te mesazhit mbare popullor”, reagon Shehu.

Të fundit