
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Draftet për Kodin Zgjedhor, Minxhozi dhe Iljazaj: Propozimi i PS mbyll listat, të ndërthuret vota e qytetarëve me vendimmarrjen e partive

Nga Enrik Braho
Prej rreth një viti, ndryshimi i sistemit zgjedhor për të aplikuar një sistem me lista të hapura është bërë kryefjalë në diskutimet politike në vendin tonë. Të parët që e kanë hedhur si tezë ka qenë opozita parlamentare dhe grupi i shoqërisë civile “Nisma Thurje”, e cila tashmë është kthyer në një parti politike. Këta të fundit mbajtën dhe një tur në Shqipëri për të nënshkruar një peticion për ndryshimin e sistemit, por pa propozuar një sistem konkret. Argumenti kryesor që përdoret, është për kufizimin e pushtetit të kryetarëve të partisë. Opozita parlamentare dhe “Nisma Thurje” pretendon se personat e inkriminuar janë futur në Kuvend për faj të sistemit dhe se sistemi aktual i ka bërë kryetarët e partive më autokratë.
Pak kohë para se të miratohej në Kuvend marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar mes palëve në tokën e amerikanëve për reformën zgjedhore, kreu i mazhorancën dole me një deklaratë surprizë për kërkimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor me arsyetimin se do bëhet për të mirën e shqiptarëve, pasi janë vetë ata që po e kërkojnë. Kreu i qeverisë e kishte kundërshtuar gjithmonë ndryshimin e sistemit deri në atë moment, ndërkohë që pas kësaj deklaratë opozita akuzoi kryeministrin Rama se qëllimi i vetëm i tij me këtë lëvizje është heqja e koalicioneve zgjedhore. Menjëherë pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se opozita do të bëjë me dije qëndrimin e saj lidhur me këtë çështje brenda 48 orëve, por edhe sot e kësaj dite ende nuk kemi një qëndrim zyrtar të partive opozitare lidhur me ndryshimet kushtetuese.
Por, dyshimet se qëllimi i vërtet i kryesocialistit Rama për ndryshimet kushtetuese ishte heqja e koalicioneve parazgjedhore, e cila i rrit shanset e qëndrimit në pushtet, bëhen më të forta pas draftit të Partisë Socialiste të propozuar në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.
Më konkretisht, në amendamentin për hapjen e listave mazhoranca propozon:
1-LISTA E KANDIDATËVE të partisë apo të koalicionit zgjedhor do të jetë 100% E HAPUR. Të gjithë kandidatët në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe, edhe mbi vet renditjen e partisë që i propozon.
Por sa janë realisht listat 100 % të hapura me këtë propozim të Partisë Socialiste? Përzgjedhja e deputetëve do të bazohet sërish mbi renditjen numerike, pra mbi renditjen që do bëjë kryetari, dhe deputet në Kuvend nuk do të shkojnë ata që marrin më shumë vota nga elektorati. Një kandidat që është i pozicionuar poshtë në listë mund të thyejë renditjen që ka bërë kryetari dhe të marrë mandatin e deputetit vetëm në rast se numri i votave që ka marrë është të paktën një votë më shumë se mesatarja e votave për një mandat deputeti në zonën përkatëse zgjedhore.
Pedagogu i Shkencave Politike dhe drejtor i ‘’Gazetës Liberale’’, Ervis Iljazaj shprehet për Politiko.al se përsa i përket propozimit të PS-së, i vetmi ndryshim nga sistemi i zgjedhjeve të kaluara është se i jep mundësinë zgjedhësve të përmbysin renditjen e propozuar nga partia, por për të kjo është e shumë e vështirë në bazë të kushteve të vendosura. Sipas tij, ky propozim ka dyshime të mëdha kushtetutshmërie, pasi me ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë përcaktohet se listat janë të hapura.
Por, për Ervis Iljazajn, ajo që duhet të na shqetësojë më shumë është fakti se rregullat e lojës po bëhen në mënyrë të njëanshme, pa përfshirjen e të gjitha palëve politike dhe sipas tij kjo nuk është demokratike dhe s’ka ndodhur asnjëherë gjatë tranzicionit shqiptar.
“Më shumë se sa propozimi përkatës i Partisë Socialiste, ajo që duhet të na shqetësojë është fakti se rregullat e lojës po bëhen në mënyrë të njëanshme, pa përfshirjen e të gjitha palëve politike dhe opozitës përfaqësuese që ndodhet jashtë parlamentit. Kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë tranzicionit shqiptar, përveçse vitit 96. Në këtë kuptim procesi i ndryshimeve kushtetuese apo i Kodit Zgjedhor nuk është gjithëpërfshirës dhe demokratik.
Për sa i përket propozimit të Partisë Socialiste, është e qartë se listat nuk janë të hapura. Ose më saktë, mund ti quajmë lista të hapura me kusht. Sepse me lista të hapura kuptohet mundësia që kanë qytetarët për të zgjedhur emrin e deputetëve në bazë të preferencave të tyre, pavarësisht renditjes në listën e kandidatëve për deputet. Ajo çka ndryshon me këtë propozim nga zgjedhjet e kaluara, është mundësia që kanë zgjedhësit për të përmbysur renditjen e propozuar nga partitë. Por kjo mundësi, me kushtet që janë vendosur është shumë e vështirë, për të të mos thënë e pamundur. Nëse shkojmë në zgjedhje me ketë formulë, do te këtë shumë pak raste ose asnjë ku preferencat e qytetarëve do të s’postojnë renditjen e listës të vendosur nga partitë. Duke patur parasysh se çfarë kuptohet me lista të hapura në të gjitha manualet e sistemeve zgjedhore, ky propozim ka dyshime të mëdha kushtetutshmërie, pasi me ndryshimet në Kushtetutën e Shqipërisë, tashmë përcaktohet se listat janë të hapura.” shprehet Ervis Iljazaj.
Edhe për analistin Skënder Minxhozi, drafti i propozuar nga Partia Socialiste nuk i hap listat në përmasën që pritej dhe sipas tij praktikisht, janë lista të mbyllura. Për Politiko.al, Minxhozi shprehet se gara që kandiatët në fund të listës duhet të sfidojnë me vota avantazhin e emrave të kreut, është një parim i gabuar, pasi promovon një garë më kokë poshtë.
“Drafti i porpozuar nga PS nuk i hap listat e kandidatëve në përmasën dhe thellësinë që pritej. Ka një element gare që prek kryesisht katet e ulëta të listave, të cilat duhet të sfidojnë me vota avantazhin e emrave të kreut. Ky është një parim i gabuar, pasi promovon një garë më kokë poshtë, e cila nuk prodhon asnjë risk për kandidatët që do të përzgjidhen në krye të listës nga forumet partiake. Votuesit nuk kanë pushtet të plotë mbi procesin dhe për pasojë kemi sërish lista praktikisht të mbyllura.” shprehet Skënder Minxhozi.
Në Këshillin Politik, lidhur me ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor është propozuar një draft dhe nga përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari. Ndryshe nga drafti i mazhorancës, lidhur me hapjen e listave, ligjvënësja shqiptare propozon që renditja e kandidatëve të bëhet në bazë të renditjes alfabetike dhe mandati të fitohet nga ata që kanë më shumë vota parapëlqyese. Ky propozim ka marrë mbështetjen dhe nga opozita jashtëparlamentare.
Më konkretisht në amendamentin për hapjen e listave propozohet:
- Lista e kandidatëve të Partisë do të jetë 100% e hapur, jo vetëm në cilësinë e të drejtës së zgjedhësit për të shprehur thjesht pëlqimin e tij, por mbi të gjitha duke i dhënë atij 100% fuqinë që të vendosë se kush do të jetë përfaqësuesi i tij në Kuvend. Me këtë synim, ne kemi propozuar që renditja e kandidatëve të mos bëhet më sipas rendit numerik por sipas rendit alfabetik, duke filluar nga kandidati me gërmën “A” e kështu me rradhë. Kjo mënyrë e zhvleftëson totalisht renditjen paraprake duke i dhënë vlerë vetëm renditjes përfundimtare e cila do të vendoset në bazë të votave parapëlqyese që secili prej kandidatëve ka marrë. Duke bërë këtë ndryshim, ne e zbatojmë Kushtetutën në gërmë dhe në frymë duke ia lënë zgjedhësit në dorë përzgjedhjen e përfaqësuesve të tij në Kuvend, teksa Partia Politike ka përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Për pedagogun e Shkencave Politike Ervis Iljazaj ky propozim shkon në frymën e ndryshime kushtetuese, por sipas tij dhe kjo formulë ka disavantazhet e saj si “lufta brenda llojit”, apo kalimi nga kryetarokracia në deputetokraci dhe duhet gjetur një rrugë e ndërmjetme që ndërthur votën e qytetarëve me vendimmarrjen e partive.
“Është një propozim i pranueshëm dhe që shkon në frymën e ndryshimeve kushtetuese. Por, kam përshtypjen se sistemi zgjedhor në Shqipëri, apo mekanizmat që kthejnë votat në mandate po mitizohet më shumë seç duhet. Nuk ekziston asnjë sistem zgjedhor perfekt. Çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Edhe propozimi i deputetes Hajdari ka disavantazhet e tij, si për shembull ‘’ lufta brenda llojit’’, apo kalimi nga kryetarokracia në deputetokraci, të cilat janë që të dyja të dëmshme. Në këtë kuptim, duhet gjetur një rrugë e ndërmjetme që ndërthur votën e qytetarëve me vendimmarrjen e partive apo liderëve të partive. Sepse demokracia nuk është vetëm përfaqësim, por edhe vendimmarrje, e cila sjell përgjegjësi dhe llogaridhënie.” shprehet Ervis Iljazaj.
Pyetjes se “Cila formulë është më e mira për hapjen e listave në krahasim mes dy drafteve të propozuara në Këshillin Politik?”, Iljazaj shprehet për Politiko.al se nuk ka rëndësi formula, por gjithëpërfshirja e palëve politikë në përcaktimin e rregullave dhe se çdo sistem zgjedhor është demokratik. Erviz Iljazaj shprehet se formula më e duhur mund të jetë lista 70 ose 80 % të hapura, e cila i jep mundësinë zgjedhësve të zgjedhin deputetët që dëshirojnë nëpërmjet votës së tyre, por duke i lënë një përqindje të caktuar vendimmarrjes së partive apo kryetarëve. Por sipas tij me propozimin e fundit të Partisë Socialiste, listat mund të konsiderohen 90% të mbyllura dhe është në favor të pushtetit të madh të kryetarëve.
“E theksoj edhe njëherë. Për mua personalisht nuk ka rëndësi formula, por gjithpërfshirja e palëve politike në përcaktimin e rregullave të lojës. Çdo sistem zgjedhor është demokratik. E rëndësishme është që ai të aprovohet në mënyrë demokratike. Nuk ekziston një mekanizëm absolutisht i mirë, apo absolutisht i keq. Sistemet zgjedhore kanë funksione të ndryshme. Një sistem garanton më shumë përfaqësimin, një tjetër garanton më shumë qëndrueshmërinë e qeverisë dhe përgjegjësinë politike apo llogaridhënien. Prandaj vende të ndryshme përpiqen të gjejnë një formulë që garantojnë kombinimin e këtyre dy funksioneve në varësi të kontekstin shoqëror dhe politik. Meqënëse politika shqiptare ka vuajtur shumë nga mbipushteti i kryetarëve, atëherë duhet gjetur një formulë që ul pushtetin e tyre, por pa shkuar nga ekstremi në ekstrem. Nuk duhet të shkojmë nga mbipushteti i kryetarit te mbipushteti i një deputeti të vetëm. Në këtë kuptim, mendoj se rruga e ndërmjetme është një formulë e cila i jep mundësinë zgjedhësve të zgjedhin deputetët që dëshirojnë nëpërmjet votës së tyre, por duke i lënë një pëqindje të caktuar vendimarrjes së partive apo kryetarëve. Përshëmbull mund të jenë 80 % të hapura apo 70%. Ndërsa me propozimin e fundit të Partisë Socialiste, listat mund të konsiderohen 90% të mbyllura. Kjo shkon përsëri në favor të pushtetit të madh të kryetarëve.” shprehet Iljazaj.
Në të njëjtën linjë me Iljazajn është dhe analisti Skënder Minxhozi, i cili shprehet për Politiko.al se duhet gjetur një formulë për të krijuar edhe garë brenda listave, por edhe për të ruajtur lidershipin e lartë partiak, të cilin mund t'i jepet një farë avantazhi, për shkak të emrit, karrierës, pozitës, etj. Por për të, kjo duhet bërë në mënyrë të kufizuar dhe pa dëmtuar parimin e garës me vota popullore mes kandidatëve.
“Janë hedhur disa propozime për të krijuar edhe garë brenda listave, por edhe për të ruajtur lidershipin e lartë partiak, të cilin mund t'i jepet një farë avantazhi, për shkak të emrit, karrierës, pozitës etj. Për shembull, mund të krijohej një listë e shkurtër (por jo sa zona e sigurt që është sot në fuqi), ku të mbroheshin figurat e larta partiake që kandidaojnë. Së dyti, mund t'i ofrohej këtij lidershipi të ngushtë partiak një farë bonusi shifror virtual, në raport me kandidatët e tjerë, për të krijuar një distancim fillestar prej tyre. Por e gjitha kjo do të duhej bërë në mënyrë të kufizuar dhe pa dëmtuar parimin e garës me vota popullore mes kandidatëve.” shprehet Minxhozi.
Përveç mënyrës së hapjes së listave, ajo që po krijon përplasjen më të fortë mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentarë në Këshillin Politik, është formula e koalicioneve parazgjedhore. Opozita kërkon mosndryshimin e saj dhe siç e theksuam dhe në fillim, pretendon se qëllimi i vetëm i kryeministrit Rama për ndryshimet kushtetuese ka qenë heqja e koalicioneve. Lidhur me këtë, opozita kërkon që të merret opinioni i OSBE-ODIHR, por që është refuzuar deri tani nga mazhoranca.
Këtë kërkesë të opozitës jashtëparlamentare, pedagogu Ervis Iljazaj e sheh si një të drejtë të natyrës politike dhe sipas tij, koalicionet parazgjedhore duhen nxitur dhe jo të ndalohen. Ai shprehet për Politiko.al se pa koalicione, formimi i qeverisë do kthehet në pazar, duke marrë si shembull mbi atë se çfarë po ndodh në Kosovë.
Por sipas tij, mendimi i OSBE-ODIHR nuk do të zgjidhte gjë, por, opozita shqiptare në aspektin teknik të formulës zgjedhore, ka të drejtë me kërkesën e saj, pasi ky mendimin do të shërbente për të gjetur një marrëveshje midis palëve.
Për Ervis Iljazajn, opozita duket e pafuqishme për të ndikuar në Këshillin Politik dhe sipas tij, kjo është kostoja e djegjes së mandateve., ndërkohë që sugjeron që të dalë me një propozim konkret për formulën zgjedhore.
“Mendimi im është se koalicionet janë një e drejtë natyrore e politikës, që nga koha kur ka lindur demokracia përfaqësuese. Kështu që unë mendoj se koalicionet parazgjedhore duhen nxitur dhe jo ndaluar. Koalicionet janë demokratike. Pa koalicione formimi i qeverisë do të kthehet në një pazar, duke qenë se më shumë vështirësi një parti e vetme do të arrijë të fitojnë 71 mandate këtë herë. Mjafton të shikojmë se çfarë ka ndodhur në Kosovë me formimin e qeverive për ta kuptuar se çfarë rreziku mbart mungesa e koalicioneve parazgjedhore.
Thënë këtë, kam përshtypjen se opozita shqiptare duket e pafuqishme për të ndikuar këshillin politik, pasi mazhoranca po vepron në të gjitha çështjet në mënyrë të njëanshme dhe po përdor të gjitha mekanizmat teknik në favor të saj. Ndoshta kjo është kostoja që opozita duhet të marrë për djegien e mandateve. Megjithatë, është e rëndësishme që opozita shqiptare të dalë me një propozim konkret për formulën zgjedhore, gjë të cilën deri më tani nuk e ka bërë. Mbase, edhe brenda opozitës ka mendime të ndryshme për këtë çështje, prandaj edhe nuk e kanë një propozim konkret. Kam përshtypjen se kjo çështje nuk është një çështje teknike, por një çështje politike. Në këtë kuptim, edhe mendimi i OSBE-ODIHR që sigurisht është i mirëpritur sepse është një organ i specializuar për çështjet zgjedhore, nuk do të zgjidhte gjë. Por, opozita shqiptare në aspektin teknik të formulës zgjedhore, ka të drejtë me kërkesën e saj për tju drejtur OSBE-ODIHR, pasi ky mendimin do të shërbente për të gjetur një marrëveshje midis palëve, gjë e cila është thelbësore për demokracinë shqiptare.” shprehet Iljazaj.
Ndërsa për analistin Skënder Minxhozi, OSBE-ODIHR nuk shprehet në parim për koalicionet dhe as për listat sepse të gjitha sistemit janë legjitime. Minxhozi shprehet për Politiko.al se adresimi kësaj krize te OSBE-ODIHR nuk do të prodhonte ndonjë rezultat në kushtet aktuale.
“OSBE nuk shprehet në parim për koalicionet, e ka bërë të qartë këtë gjë disa herë. Të njëjtën sjellje ka edhe për natyrën e hapur ose të mbyllur të listave dhe kjo e ka një kuptim: të gjitha sistemet janë legjitime, pra nuk shkelin ligjin. Edhe sistemi i koalicioneve që kemi patur nga 2008, prodhonte deformim të dukshëm të votës së zgjedhësve, por mbeti në fuqi për 12 vjet dhe OSBE kurrë nuk e atakoi atë sistem. Për këtë arsye nuk jam i sigurt nëse adresimi tek OSBE i kësaj krize, do të prodhonte ndonjë rezultat në kushtet aktuale.” shprehet Minxhozi.
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50