Flash News

KRYESORE

"Duhet të ecim me 200 km/h", - Conte i tërbuar pas barazimit

"Duhet të ecim me 200 km/h", - Conte i tërbuar pas barazimit

Janari duket i njëjtë për Interin që merr dy barazime radhazi dhe humb terren ndaj Juventusit. Gara për titull duket shumë e ashpër me trajnerin Antonio Conte që e ka kuptuar se ekipi i tij vuan shumë dhe ka mangësi.

Tekniku foli pas sfidës së barazuar 1-1 kundër Lecces dhe pranon se skuadra e tij duhet të jetë gjithmonë me 200 km/h që të fitojë. "Situata e barazimit lind nga një vëmendje e ulët e lojtarëve dhe nëse nuk ecim me 200 km në orë dhe i japim gaz, atëherë bëhemi të ndëshkueshëm dhe nuk marrim dot maksimumin. Kur nuk japim maksimumin, jemi ekip normal. Ndodh që lojtarët të mos jenë në formën optimale, sigurisht, por duhet thënë se mungoi egërsia te zona e golit.

"Kemi qenë deri tani të aftë ta mbajmë motorin e ndezur në maksimumin, ndryshe nëse ecim me shpejtësinë e një anije crociera, atëherë nuk mund të dalim me pikë të plota. Merkato? Nuk dua të flas më, merret klubi dhe kaq. Stërvis ato që kam. Sa herë flas për merkaton ju të shtypit i ktheni si të doni fjalët e mia".

Të fundit