Flash News

E-TJERA

Barazim në derbi, Partizani ruan distancën nga Tirana

Barazim në derbi, Partizani ruan distancën nga Tirana

Pa fitues u mbyll derbi i 172-të i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Pjesa e parë foli në favor të bardhebluve që krijuan më shumë dhe dominuan lojën, ndërsa golin e gjetën në minutën e 28’ me Hasanin.

Me një goditje nga brenda zone, duke shfrytëzuar një ribaund pas një krosimi nga e djathta, sulmuesi i Tiranës gjeti rrugën e rrjetës duke mundur portierin kundërshtar.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Tirana u mundua të administrojë avantazhin, megjithatë rastet nga të dyja ekipet nuk munguan. Më i favorshmi ishte ai i Latifit që me portën gati të boshatisur nuk arriti të dyfishojë avantazhin.

Rrjetën e gjeti në minutën e 79’ për Partizanin Keko i futur nga stoli. Ai u tregua i saktë me një goditje nga brenda zone, duke shfrytëzuar ‘braktisjen’ nga mbrojtja e Tiranës.

Minutat e mbetura nuk sollën rrjeta të tjera dhe takimi u mbyll në barazim 1-1.

Me këtë rezultat, Partizani ruan në shtatë pikë diferencën mes skuadrave, me të kuqtë në vendin e dytë dhe bardheblutë në të tretin.

Në krye të kampionatit është Egnatia me 35 pikë. Megjithatë, në mesjavë Partizani luan ndeshjen e prapambetur me Teutën e vendit të fundit. Në rast fitoreje, shkon -1 nga vendi i parë.

Të fundit