Flash News

E-TJERA

Finalja e Europa League, Roma e Mourinho-s tenton mrekullinë kundër rekordmenëve të kompeticionit

Finalja e Europa League, Roma e Mourinho-s tenton mrekullinë kundër

Europa League do të kurorëzojë fituesin mbrëmjen e sotme, ku mbetet për tu parë se cila prej Sevillës apo Romës do të ngrejë lart trofeun e kompeticionit të dytë më prestigjioz në Evropë.

Takimi i sotëm do të jetë shumë interesant (ndonëse të gjithë prisnin një derbi italian Roma-Juventus), duke qenë se do të vërë përballë mjeshtrin e finaleve europiane dhe ekspertët e Ligës së Europës.

Jose Mourihno në 5finale të kontinentit të vjetër që ka luajtur, ai nuk ka humbur asnjë dhe sot në Hungari kërkon që të ruajë të njëjtin trend. Gjithsesi, për sa i përket Europa League-s, përballë do të ketë një skuadër eksperte duke qenë se Sevilla është rekordmenia e këtij kompeticioni, të cilin e ka fituar 4 herë që kur ka ndryshuar emrin në vitin 2009, por ndërkohë numëron edhe 2 suksese në atë që quhej edhe Kupa UEFA.

Kështu që spanjollët janë në habitatin e tyre dhe Juventusi është ai që mund ta konfirmojë më mirë se kushdo tjetër. Gjithsesi, të dyja skuadrat do të kenë edhe një tjetër stimul më shumë.

Përveç asaj që tashmë dihet se suksesi në Europa Leagua të garanton direkt biletën për në grupe e Ligës së Kampioneve, mbrëmjen e djeshme janë në lojë edhe 8.6 milionë euro për fituesin (vetëm 4.6 për finalisten humbës), të cilave nëse i shton edhe 15.2 milionë eurot e pjesëmarrjes në Champions-i, kjo shifër është e vështirë për t’u nënvlerësuar.

Finalja luhet ditën e sotme në orën 21:00.

Të fundit