Flash News

E-TJERA

Goditet grupi kriminal në Shkodër, ekzekutohen 12 urdhër-arreste

Goditet grupi kriminal në Shkodër, ekzekutohen 12 urdhër-arreste

SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës ka goditur një grup kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike kanabis sativa në disa fshatra të kryeqendrës së veriut.

Pas një hetimi 2 vjeçar, raportohet se SPAK ka firmosur 12 urdhër-arreste, 10 prej të cilave “Arrest në burg” dhe 2 të tjera “Arrest në shtëpi”, të cilat janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor të koduar “OBLIKA”.

Më konkretisht në pranga janë vënë shtetasit:

Arben Uruçi, 50 vjeç, banues në Shkodër;
Ardjan Tahiri, 30 vjeç, banues në Koplik;
Hekuran Myrtja, 45 vjeç, banues në Shkodër;
Samet Dahati, 36 vjeç, banues në Shkodër;
Izmir Dahati, 28 vjeç, banes në Shkodër,
Besar Lejthiza, 23 vjeç, banues në Shkodër;
Ermis Sela, 22 vjeç, banues në Shkodër;
Afrim Dahati, 23 vjeç, banues në Shkodër;
-Arian Popa, 23 vjeç, banues në Shkodër;
Danjela Hasani, 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndërsa masatet e sigurisë “Arrest në burg” janë caktuar për shtetasit Pjetër Gjoni, 50 vjeç dhe Roland Gjoni, 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

 

Të fundit