Flash News


E-TJERA

Institucionet e drejtësisë refuzojnë Komisionin “Xhafaj”, edhe Prokuroria e Përgjithshme nuk merr pjesë

Institucionet e drejtësisë refuzojnë Komisionin

Pas SPAK, ILD dhe Gjykatës së Lartë, edhe Prokuroria e Përgjithshme ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Prokuroria e Përgjithshme ka thënë se nuk do të dërgojë ekspertë në komision.

“Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtësisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Të fundit