Flash News

E-TJERA

Makina del nga rruga në Levan, ndërron jetë i riu

Makina del nga rruga në Levan, ndërron jetë i riu

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Darëzezë, pranë fshatit Levan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit, një i ri rreth 30 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për nxjerrjen e automjetit nga kanali dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.

Të fundit