
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
“Me shkop dhe karrotë”, si po e ndikon krimi i organizuar raportimin mediatik në Shqipëri
Paraditen e 10 prillit në Gjykatën e Posaçme, Erion Alibej, një anëtar i krimit të organizuar në Elbasan, i kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, akuzoi gazetarët e pranishëm në sallë për cënimin e moralit të familjes së tij.
“U sugjeroj gazetarëve të kthejnë gishtin nga vetja përpara se të flasin për të tjerët,” tha me ton të lartë Alibej. “Nuk është se nuk duam prezencë të mediave në gjyq, por duhet të jenë të kujdesshëm me raportimet që bëjnë,” paralajmëroi ai.
Kërcënimet në sallën e gjyqit të ngjashme me ato të Alibejt, edhe pse shqetësuese, konsiderohen një formë arkaike e presionit nga gazetarët që mbulojnë çështjet e krimit dhe gjyqësorit në Shqipëri. Me sofistikimin e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit, gazetarët thonë se po përballen me forma të reja presioni, që synojnë njëherazi frikësimin e tyre dhe manipulimin e opinionit publik.
“Ndryshe nga më parë kur të kërcënonin me jetë, sot krimi i organizuar përdor dezinformimin dhe faqet anonime në rrjete sociale apo platformat online për targetuar gazetarët dhe dëmtuar reputacionin e tyre,” thotë Klodiana Lala, gazetare veterane e kronikës në Neës24.
“Në këtë mënyrë po synojnë që t’i heshtin gazetarët,” shtoi Lala për BIRN.
Të dhënat e siguruara nga BIRN përmes një anketimi me gazetarë të kronikës në Tiranë dhe në rrethe sugjerojnë se krimi i organizuar është tashmë një faktor i rëndësishëm në ndikimin e raportimit të pavarur mediatik, i renditur pas interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të mediave dhe ndikimit politik.
Gazetarët e anketuar sugjerojnë se grupet e krimit të organizuar ndjekin parimin e “shkopit dhe karrotës” për të ndikuar në media; në disa raste ata ushtrojnë presion direkt mbi gazetarët, ndërsa në raste të tjera përdorin fuqinë e tyre ekonomike për të blerë heshtjen e mediave.
Ndikimi i krimit të organizuar në raportim është një këmbanë alarmi për drejtuesit e organizatave të medias, të cilët e shohin këtë fenomen si pjesë të një dinamike të re shqetësuese për të gjithë shoqërinë shqiptare.
“Unë nuk besoj se ka një pikë më të ulët se kaq të medias; pasi është vënë në shërbim të propagandës, pasi është vënë në shërbim të biznesit, pasi është kthyer kundër interesit publik, vënia në shërbim të krimit unë mendoj se është pika më e ulët që mund të arrijë një media,” tha Cukali.
Presion dhe vetëcensurë
Edhe pse korniza ligjore dhe ajo Kushtetuese e garanton lirinë e shprehjes dhe të medias në Shqipëri, ndërthurja e interesave ekonomike dhe politike të pronarëve të medias, përqendrimi i lartë i tregut si dhe pasiguria dhe kushtet e këqija të punës i shtyjnë shumë gazetarë drejt vetëcensurës. Në këtë panoramë, presionet nga krimi i organizuar shkaktojnë gjithashtu frikë dhe pasiguri mes gazetarëve, duke iu shtuar faktorëve që ndikojnë në rritjen e vetëcensurës.
Mes 29 gazetarëve të kronikës që iu përgjigjën një pyetësori të detajuar për BIRN, 52% pohuan se ishin kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë nga anëtarë të grupeve kriminale pas raportimeve të tyre, me pretendimin se u ishte prishur imazhi apo se informacioni i përcjellë nuk ishte i plotë. Edhe pse kontakte të tilla nuk raportohen me një frekuencë të shpeshtë, ato perceptohen si kërcënime nga gazetarët.
Presionet e drejtpërdrejta konsiderohen gjithashtu në një nivel të lartë, pasi 48% e të anketuarve thanë se ishin përballur me kërcënime fizike apo presion psikologjik në 3 vitet e fundit. Por kërcënimet nuk denoncohen në institucionet ligjzbatuese; vetëm 3 gazetarë thanë se i kishin kallëzuar rastet në polici.
Gazetarët identifikojnë si autorë të kërcënimeve anëtarët e krimit të organizuar, subjekte të hetimit, zyrtarët publikë dhe në një rast, pronarin e medias.
Klajdi Bodlli, gazetar i kronikës në “Syri Televizion”, thotë se për të shmangur telashet, ai vetëpërmbahet kur raporton për krimin e organizuar.
“Për të shmangur problemet, duke qenë se në disa raste mbrojtja është e vështirë, kam zgjedhur vetëcensurimin,” tha Bodlli, ndërsa kujton se shpeshherë këto grupe pretendojnë se lajmet u shërbejnë grupeve rivale.
Në qytetin bregdetar të Vlorës, gazetari Elton Nika kujton një rast të disa viteve më parë, kur është kërcënuar përmes telefonit, rast të cilin e ka denoncuar më pas në organet ligjzbatuese.
“…ka ndodhur që jam kërcënuar përmes telefonit për një lajm që kisha raportuar. Një telefonatë të cilën e denoncova në Polici, por rasti mbetet aty. Nuk pati më probleme,” kujton Nika.
Një tjetër gazetar nga Shkodra, i cili foli në kushtet e anonimatit, i tha BIRN se ishte përballur me disa raste kërcënimesh gjatë viteve të fundit, por edhe me “urdhra” nga redaksia për të mos u marrë me grupe apo individë të caktuar. Ai shpjegoi megjithatë se kërcënimet nga krimi i organizuar mbërrijnë zakonisht me një gjuhë të kamufluar.
“Ka pasur raste konkrete para disa vitesh, kur jam vënë në dijeni nga persona konkretë të botës së krimit, por jo me tone të ashpra, kërcënuese në mënyrë të drejtpërdrejtë, shantazhi apo urdhëruese. Përderisa vijnë nga bota e krimit, patjetër që janë serioze, edhe pse ka qenë një formë komunikimi e qetë, thjesht duke më vënë në dijeni,” thotë ai.
Megjithatë, kërcënimet nuk janë e vetmja formë.
Gazetari nga Shkodra i tha BIRN se kishte hasur përpjekje nga grupe të caktuara për ta futur “në rrethin e tyre”, por ai kishte refuzuar. Rreth 28% e gazetarëve të anketuar kanë pasur përvoja të ngjashme, pasi i thanë BIRN se u ishte ofruar ryshfet në këmbim të publikimit apo mospublikimit të një lajmi, oferta të cilët ata i kishin refuzuar,
“Nuk kam pranuar kurrë. Të gjithë kemi nevojë për lekë dhe punojmë për paratë përveç të tjerave, por nuk mund të marr ‘para gjaku’ dhe të asnjë lloji tjetër të ryshfetit apo korrupsionit,” shkroi njëri prej gazetarëve, duke shtuar se “preferoj ta kem fytin e çliruar’.
‘Marrëdhënie transaksionale’
Në luftën për territor dhe pasuri, anëtarët e krimit të organizuar e shohin manipulimin e opinionit publik si një avantazh. Të paktën këtë tregoi dosja hetimore ndaj organizatës së dyshuar kriminale të Suel Çelës në Elbasan, ku paralelisht me aktivitetet kriminale, anëtarët kujdeseshin që të ndikonin përmbajtjen mediatike në favor të tyre dhe në dëm të armiqve.
“Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, por në të njëjtën kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve,” argumentoi Prokuroria e Posaçme.
Strategjia e ndikimit mbi median duket se ka një efekt mbi mënyrën se si mbulohen çështjet e krimit dhe ato të sistemit të drejtësisë nga mozaiku mediatik në Shqipëri.
Rreth 79% e gazetarëve të kronikës në Shqipëri mendojnë se krimi i organizuar ndikon në mënyrën se si raportohen në media ngjarje të caktuara. Ky ndikim mundësohet sipas gazetarëve nëpërmjet një sërë faktorësh të kombinuar, të tillë si ryshfeti apo investimet në media; lidhjet me gazetarë të caktuar; lidhjet me pronarë mediash apo përmes kërcënimeve.
Gazetarja Klodiana Lala thotë se grupet kriminale arrijnë ta sigurojnë ndikimin në mediat e mëdha përmes fuqisë së tyre ekonomike.
“Ndikojnë përmes bizneseve të tyre të ligjshme, të cilat paguajnë reklamë në mediat kryesore. Si rrjedhojë, një temë thelbësore ose nuk trajtohet fare, ose preket në mënyrë të sipërfaqshme,” tha Lala.
Geri Emiri, themelues i medias jofitimprurëse “Amfora” në qytetin e Durrësit thotë se gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime nga elementë të lidhur me politikën, krimin e organizuar apo biznesin e madh.
Ai shpjegon se ndryshe nga faktorët e tjerë, krimi i organizuar përdor fillimisht kërcënimin për të mbjellë frikë dhe kur kjo nuk funksionon, kërkojnë “takime miqësore përmes toneve të zbutura”.
“Strukturat kriminale kanë njohje të gjerë të territorit dhe ata mund të gjejnë persona të njohur për të dërguar mesazhet e tyre, por që në çdo rast qëndrimi mbetet sipas parimeve tona editoriale…,” shpjegon Emiri, duke theksuar se media “Amfora” funksionon mbi bazën e parimeve më të mira editoriale dhe protokolleve të sigurisë në rastet e mësipërme.
Megjithatë, Emiri e konsideron sfidë mbulimin e krimit të organizuar përmes një zhanri të vështirë siç është investigimi.
“Krimi i organizuar në disa raste miksohet me biznesin e madh, politikën, punën e institucioneve dhe orteku i presionit bëhet aq i madh, sa mund të pengojë, por jo të ndalojë publikimin e investigimeve edhe për disa muaj..,” tha ai, duke përmendur si faktor pengues edhe institucionet që nuk japin dokumente.
Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias mendon se marrëdhëniet e hershme transaksionale të mediave me biznesin apo politikën e kanë shtruar tashmë rrugën edhe për krimin e organizuar.
“Marrëdhëniet e medias me polet e interesit që përjashtojnë interesin publik, janë kryesisht transaksionale. Edhe me krimin është gjithashtu një transaksion ekonomik, pavarësisht se pjesë e këtij ekuacioni mund të jetë edhe frika,” tha Koloreto Cukali, ndërsa shtoi: “krimi është kthyer në një aktor të fortë ekonomik dhe politik”./ BIRN
Të fundit


Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50