Flash News

E-TJERA

Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 metra shfaqet në bregdetin e Orikumit

Peshkaqeni “dhelpër” 3.5 metra shfaqet në bregdetin e
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në bregdetin e Orikumit, ku një peshkaqen me gjatësi prej 3.5 metrash ka dalë në breg të detit, duke shkaktuar kureshtje dhe shqetësim te banorët dhe peshkatarët lokalë.

Sipas identifikimeve të kryera, bëhet fjalë për një peshkaqen të llojit “dhelpër”, një specie e njohur për përmasat e mëdha që arrin. Peshkatarët që e kapën këtë peshkaqen kanë treguar se ai është pikasur edhe më herët, kur ka rënë në rrjetat e tyre në ujërat e bregdetit jugor.

Specialistët sqarojnë se peshkaqeni “dhelpër” zakonisht qëndron në thellësi deri në 70 metra dhe shumë rrallë afrohet pranë bregut të detit, çka e bën këtë ngjarje të pazakontë për zonën.

Kapja e këtij peshkaqeni ka tërhequr vëmendjen e komunitetit të peshkatarëve, të cilët e konsiderojnë një fenomen të rrallë dhe të pazakontë për bregdetin shqiptar.

 

Të fundit