Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Një i ri me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme pas një atentati në rrugën “Egnatia” pranë Selanikut.
Mediat greke raportojnë se Ronaldo Pecaku, 24-vjeç, me origjinë nga Elbasani por lindur në Selanik e banues në Sozopoli të Halkidikisë u qëlluar me armë zjarri teksa po udhëtonte me motor.
Mësohet se i riu ka marrë një plumb në bark, ndërsa ndaj tij është hapur zjarr nga një tjetër motor që po e ndiqte.
Ronaldo Pecaku rezulton me precedentë penal, i arrestuar në korrik 2021 për vjedhje dhe i liruar para një muaji.