Flash News

E-TJERA

Plagosje me thikë te “Komuna e Parisit”

Plagosje me thikë te “Komuna e Parisit”

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, rreth orës 11:55 në rrugën “Prokop Mima”, te “Komuna e Parisit”.

F. B. 30 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë M. I. 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit