Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?
Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në mbrojtje të kandidimit të vet për një mandat të katërt. Pa pasur nevojë të hyjmë në diskutime krahasimore mes Merkelit dhe Ramës, duhet të vërejmë se ka disa ndryshime kyçe mes një vendi si Gjermania dhe një tjetri si Shqipëria, që e bën krahasimin të pavend.

Në vitin 2017, Turqia mbajti një referendum kushtetues ku ndryshimet transformuan presidencën e Turqisë në një presidencë ekzekutive, me pushtete të gjera edhe mbi sistemin e drejtësisë. Në një debat në një televizion shqiptar, një grua që mbulonte flokët, në një lloj solidariteti mes myslimanësh, mbështeti nismën e referendumit kontrovers në Turqi me argumentin se “edhe Shtetet e Bashkuara janë Republikë Presidenciale”.
Krahasimi mes Turqisë, një vend që ka kaluar nga diktatura ushtarake në formën e republikës parlamentare disa herë që nga themelimi i shtetit nga Ataturku, i cili ishte çlirimtari, themeluesi, babai i kombit dhe diktatori i parë e jetëgjatë, me Shtetet e Bashkuara, një vend që u themelua si demokraci nga Etërit Themelues, – pavarësisht të gjitha vërejtjeve që njeriu normal ka ndaj kësaj demokracie, nga historia e skllavërisë te e drejta jouniversale për të votuar, te pabarazia dhe te pushteti i stërmadh i pasunarëve si Trump apo Musk – ishte në fakt sikur të ta rrasnin me shpullë surratit në një tejkalim krejtësisht të pabesueshëm të ligjeve të logjikës.
Jemi gati tetë vjet pas dhe gjërat duket sikur nuk kanë ndryshuar. Erdogani vijon të jetë president, kësaj here me fuqi ekzekutive, ndërkohë që logjika ta do ndryshe. Dhe Rama në Shqipëri vijon të jetë kryeministër, në një kontekst krejt tjetër, krejtësisht të pakrahasueshëm me Turqinë e Erdoganit dhe po kaq të pakrahasueshëm me Gjermaninë e Angela Merkel.
Që Gjermania është e ndryshme nga Shqipëria, për këtë ma ha mendja bie dakord edhe vetë kryeministri, i cili së fundmi më shumë se një herë ka sugjeruar se jetesa në Gjermani është ku e ku më keq se sa në Shqipëri, por unë nuk po dua të merrem me ndryshimet e gjithëfarëllojshme; po dua të vë në dukje ndryshimet në sistemet kushtetuese, ndryshime që e bëjnë krahasimin e Turqisë së Ergodanit me Amerikën një gabim logjik dhe po kështu edhe krahasimin e Shqipërisë me Gjermaninë. Dhe meqë kryeministri Rama prej disa kohës është bërë me ligj të propozuar nga ai vetë edhe Kryetar i Këshillit Shkencor, ai me gjasa duhet ta dijë që bota e shkencës dhe e filozofisë ka një term për këto lloj krahasimesh të pavend apo gabimesh logjike. Quhet: post hoc ergo propter hoc.
Duke e lënë për herë tjetër shpjegimin se çfarë është një gabim logjik i llojit post hoc ergo propter hoc, le të merremi me ndryshimin thelbësor mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, apo, nëse më lejoni, mes Turqisë dhe Amerikës.
A e dini se si quhet forma qeverisëse e Republikës së Shqipërisë? Sipas Kushtetutës [Link], Shqipëria është “Republikë Parlamentare” dhe është gjithashtu “Shtet unitar dhe i pandashëm”. Ndryshe nga Shqipëria, Gjermania është Republikë Federale. Dhe Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu Republikë Federale. Nëse ai socialisti i ri, petali i trëndafilit, do të kishte marrë arsimimin e duhur kushtetues, historik e ligjor, do ta kuptonte se çfarë ndryshimi dramatik në liri dhe në cilësi jetese sjell ndryshimi mes Shtetit Unitar dhe Republikës Federale. Dhe po kështu, mbështetësja shqiptare e Erdoganit tetë vite më parë nuk do të nxitonte të bënte krahasimin mes Turqisë, (gjithashtu një shtet unitar) dhe Shteteve të Bashkuara, në rastin e referendumit të vitit 2017.
Republika Federale është produkt i Thomas Jefferson dhe ne mundet, nga këndvështrimi i shqiptarit, ta shohim këtë personalitet të historisë amerikane si antidoti i Ndoc Rrokut. Unë kam dëgjuar gjëra se çfarë nënkuptohet në anë të ndryshme të Shqipërisë me termin “Ndoc Rroku”, gjë që nuk bën shumë sens që të ndalemi këtu. Por në instancë finale, sipas të gjitha gjasave, Ndoc Rroku është fenomen kryekëput shqiptar ndërsa Thomas Jefferson dhe leksionet e tij janë ajo çfarë Amerika mund t’i mësojë botës, përfshirë ndarjen e pushteteve, kufizimin dhe balancimin e pushtetit ekzekutiv nga legjislativi e mbikëqyrjen e këtyre të dyjave nga gjyqësori.
Nejse!
Për ta shpjeguar mund t’ju jap një shpjegim banal që u dha dikur para nja gjashtë dekadash nga Milton Friedman, kampioni i kapitalizmit që me gjasa, nën sfondin e administratës së sotme amerikane do të ngjante si një militant i ekstremit të majtë. Ta zëmë se nuk të pëlqen mënyra se si pushteti vendor apo shteti federal në të cilin jeton menaxhon ujërat e zeza nuk të pëlqen ty, shpjegoi Friedman. Ti mundet të ikësh në një bashki tjetër ose në një shtet tjetër. Ai tha se, dallimi mes republikës federale dhe shteteve unitare si Bashkimi Sovjetik është se, nëse qytetarit nuk i pëlqen një gjë në qeverisjen e një prej shteteve amerikane, mundet fare kollaj dhe pa ndonjë kosto të madhe as emocionale, as ekonomike dhe as sociale, të ikte te një shtet tjetër. Me pak fjalë, nëse nuk të pëlqen liberalizmi i Kalifornisë, mundet fare kollaj të shkosh të jetosh në Teksas. Nëse nuk të pëlqen progresivizmi i Nju Jorkut, mundet të shkosh në Utah e nëse të pëlqen diçka e ndërmjetme, ke një numër jo të vogël opsionesh se ku të shkosh të ndërtosh jetën tënde sipas pëlqimeve të tua.
Por nëse të gjitha pushtetet janë në duart e qeverisë qendrore dhe ajo nuk të pëlqen, ke praktikisht zero zgjedhje, të duhet të durosh ose të marrësh arratinë për në një shtet tjetër.
Ky lloj shpjegimi është i vlefshëm gjithashtu për Gjermaninë, ku me të vërtetë Angela Merkel ishte kancelare për 16 vjet. Ndërsa ajo ishte kancelare në qeverinë federale, të gjashtëmbëdhjetë shtetet përbërëse të Republikës Federale të Gjermanisë kanë secila politikën e vet, parlamentin e vet, qeverinë e vet dhe ligjet e veta. Merkel me të vërtetë ishte kancelare por pushteti i saj ishte i kufizuar nga Ligji Bazë [link], kushtetuta e Gjermanisë e cila e bën qeverinë qendrore përgjegjëse për fusha të tilla si Punët e Jashtme, Mbrojtja, Emetimi i Monedhës, Tregtia e Jashtme, Infrastruktura Kombëtare e gjëra të tilla madhore ndërsa të gjitha të tjerat, përfshirë planifikimin hapësinor, zhvillimin e ekonomisë, politikat sociale, shkollat e të tjera, janë në duart e këtyre shteteve, apo, siç njihen në Gjermani, Landeve. Nëse nuk të pëlqen politika liberale e qytet-shtetit të Berlinit, mundet fare kollaj të zhvendosesh në një land tjetër, politikat e të cilit të shkojnë më për fije. Dhe në çdo rast, ndonëse qeveria federale kontrollohej për 16 vjet nga Merkel, politikat e landeve kishin që të gjitha partitë e veta me parlamentet e veta dhe me politikën e vet, pa folur më tutje për pushtetin vendor, komuna dhe bashki, secila me këshillin e vet dhe me politikanët e vet.
Ndryshe nga Merkel, kryeministri shqiptar është përgjegjës për praktikisht çdo gjë. Shumica dërrmuese e buxhetit të shtetit menaxhohet nga ai. Dhe me ndryshimet e bëra prej tij në ligjin për urbanistikën, vetëm ai ka të drejtë të japë leje për çfarëdolloj ngrehine që një qytetar mund të dëshirojë të ndërtojë, në rast se ngrehina është më e madhe se sa 250 metra katrorë. Pra, nëse nuk të pëlqen mënyra se si një bashki menaxhon punët, nuk ke mundësi të ikësh në ndonjë bashki tjetër, siç sugjeron Friedman, sepse po Ramën ke në secilën prej tyre.
Me pak fjalë, krahasimi i Ramës me Merkel dhe i Shqipërisë me Gjermaninë, njësoj si krahasimi i mbështetëses shqiptare të Erdoganit mes Turqisë së Erdoganit dhe Shteteve të Bashkuara të Thomas Jeffersonit, është asgjë më shumë se sa një post hoc ergo propter hoc.
/BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38